6 November 2026, 08:29
Nga E. D

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, në një tryezë të gurtë të vendosur përpara sheshit të kryeministrisë, janë vendosur fletët me mbishkrimin “DIALOG”.
Megjithatë, studentët e kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e Ramës për dialog, duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme. Prej shumë ditësh, të rinjtë dalin çdo ditë në protestë, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin në Fakultete.
Në shenjë kundërshtimi ndaj situatës, studentë dhe pedagogë kanë bojkotuar procesin mësimor, ndërsa protestat dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit vijojnë çdo ditë.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
edirama protestat e studenteve
Politike
5 November 2026, 21:22
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike në SHBA pas humbjes s&...
Politike
5 November 2026, 20:15
E.d
Edi Rama
Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet të Tetorit, kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga m...
Politike
5 November 2026, 19:49
G.M
Pamje
TIRANA- Shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate mes kr...
Politike
5 November 2026, 19:38
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qytetarët që i kanë qëndruar pr...
Politike
5 November 2026, 19:10
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTRA- Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve,...
Politike
5 November 2026, 18:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të mazhorancës për të mo...
Politike
5 November 2026, 18:42
E.d
Pamje nga takimi
RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga Kryemini...
Politike
5 November 2026, 17:11
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka kundërshtuar sërish akuzat e ngritura ndaj saj në seancën e radhës në Gjykat&e...
Politike
5 November 2026, 17:04
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas deklaratave për seancën e sotme në GJKKO. E pyetur p&e...
Politike
5 November 2026, 17:00
E.d
Komisioni i Kulturës
TIRANA- Protestat dhe raporti i opozitës me qytetarët që kanë dalë në rrugë janë kthyer n&eu...