11 November 2026, 13:45
Nga G.M
pamje
HAITI- Një operacion ushtarak kundër një prej bandave më të fuqishme kriminale në Haiti ka përfunduar me shkatërrimin e bazës së saj në Croix-des-Bouquets, në lindje të kryeqytetit Port-au-Prince. Helikopterë ushtarakë të El Salvadorit kanë qëlluar me raketa ndaj një ndërtese që përdorej si seli nga banda famëkeqe “400 Mawozo”. Nga sulmi raportohet për të paktën 20 viktima, por ky bilanc nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Pamjet e publikuara nga presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, tregojnë disa helikopterë që fluturojnë mbi ndërtesë dhe lëshojnë raketa, ndërsa persona të pranishëm në zonë largohen me vrap. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë haitiane, ndërsa objektivi ishte rezidenca dhe qendra e operacioneve të Wilson Joseph, i njohur me nofkën “Lanmo San Jou”, drejtuesi i bandës. Ai nuk ndodhej në ndërtesë në momentin e sulmit.
Bukele e bëri publik operacionin pas një shkëmbimi mesazhesh në rrjetin social X, ku ishte kërkuar ndërhyrja kundër bazës së kreut të bandës. Presidenti salvadorian deklaroi se premtimi ishte mbajtur dhe se shumica e anëtarëve të grupit kriminal ishin larguar nga zona.
El Salvadori ka shtuar praninë e tij ushtarake në Haiti, duke dërguar mbi 2 mijë trupa, ndërsa operacionet kundër grupeve kriminale janë zgjeruar. Banda “400 Mawozo” konsiderohet një nga organizatat më të rrezikshme në vend dhe është e përfshirë në rrëmbime, zhvatje dhe aktivitete të tjera kriminale. Megjithatë, ndërhyrja ka ngritur pikëpyetje mbi bazën ligjore të pranisë së trupave salvadoriane në Haiti dhe respektimin e të drejtave të njeriut gjatë operacioneve./Dosja.al
el salvador
Bota
11 November 2026, 13:31
G.M
foto ilustruese
EVROPË- Mbi 1 mijë shkolla në Itali, Skoci dhe Irlandën e Veriut janë përfshirë nga një val&eum...
Bota
11 November 2026, 13:18
G.M
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), mirëpriti sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ...
Bota
11 November 2026, 13:12
G.M
foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina ka kundërshtuar një propozim amerikan që parashikonte ndryshimin e kufijve administrativë t&e...
Bota
11 November 2026, 13:05
G.M
foto ilustruese
IRAN- Irani ka reaguar ashpër ndaj ofertës së Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vënë në...
Bota
11 November 2026, 12:45
G.M
foto ilustruese
IRLANDA- Qeveria irlandeze dhe sindikatat kanë arritur një projekt-marrëveshje për rritjen e pagave në sektori...
Bota
11 November 2026, 12:35
G.M
pamje
SHBA- Një punonjës 41-vjeçar i një pike karburanti në Ohajo të SHBA-së është përballur me pas...
Bota
11 November 2026, 12:29
G.M
foto ilustruese
ITALI- Një valë kërcënimesh me bombë ka ngritur alarmin në rreth 300 shkolla në Itali, pas mbërritjes ...
Bota
11 November 2026, 12:23
E.d
Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dabi, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, përfunduan më 11 n&e...
Bota
11 November 2026, 12:10
G.M
ABU DHABI- Dita e dytë e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Abu Dhabi ka përfunduar pa...
Bota
11 November 2026, 11:46
G.M
Në ndërtimin e hidrocentraleve në Bistricë, në lindje të Bosnje dhe Hercegovinës, do të investohen edhe rreth 11 milion...