LIVE UPDATES
Bota

Voyager 1 shkruan histori/ Anija e parë njerëzore që arrin një ditë drite larg Tokës, sinjali do të udhëtojë 24 orë

Kjo do të thotë se një sinjal i dërguar nga Toka drejt sondës, ose anasjelltas, do të kërkojë afërsisht një ditë të plotë për të mbërritur në destinacion.

11 November 2026, 09:38 Nga G.M
Voyager 1 shkruan histori/ Anija e parë njerëzore që arrin
Voyager 1

SHBA- Sonda hapësinore Voyager 1 pritet të shënojë një tjetër moment historik në eksplorimin e universit. Më 18 nëntor 2026, në orën 05:16:07 sipas kohës lindore amerikane, ajo do të ndodhet rreth 26 miliardë kilometra larg Tokës, një distancë që drita e përshkon për 24 orë. Kjo do të thotë se një sinjal i dërguar nga Toka drejt sondës, ose anasjelltas, do të kërkojë afërsisht një ditë të plotë për të mbërritur në destinacion.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Voyager 1 do të bëhet kështu objekti i parë i krijuar nga njeriu që arrin distancën e një dite drite nga planeti ynë, duke shtuar një tjetër rekord në historinë e eksplorimit hapësinor. Voyager 1 dhe Voyager 2 u nisën nga NASA në vitin 1977, me vetëm disa javë diferencë mes tyre. Fillimisht, misioni ishte projektuar të zgjaste rreth katër vjet, por të dyja sondat tejkaluan shumë pritshmëritë dhe vazhdojnë të funksionojnë edhe sot, gati 50 vjet më vonë.

Gjatë udhëtimit të tyre, ato eksploruan planetët gjigantë të Sistemit Diellor dhe zbuluan fenomene që ndryshuan njohuritë shkencore për këto botë. Voyager 1 hyri në hapësirën ndëryjore në vitin 2012, ndërsa Voyager 2 e arriti këtë kufi në vitin 2018. Shkencëtari grek Stamatis Krimizis, një prej anëtarëve të parë të ekipit shkencor të misionit, e cilëson Voyager si objektin më të largët të krijuar nga njerëzimi dhe një mesazh të njerëzimit drejt Galaktikës.

Sonda transporton gjithashtu diskun e artë, i cili përmban tinguj, imazhe dhe informacione për Tokën dhe qytetërimin njerëzor, si një mesazh simbolik për çdo qytetërim të mundshëm jashtëtokësor. Gjatë dekadave të funksionimit, misionet Voyager kanë sjellë zbulime të rëndësishme për Sistemin Diellor. Pas pothuajse pesë dekadash në hapësirë, të dyja sondat po përballen me një problem të pashmangshëm: rezervat e tyre të energjisë po pakësohen.

NASA ka ndërmarrë ndër vite masa për të kursyer energjinë dhe për të zgjatur funksionimin e instrumenteve shkencore, por misioni nuk pritet të vazhdojë pafundësisht. Eksperienca e Voyager po shërben ndërkohë si bazë për projektimin e një misioni të ri, të quajtur Sonda Ndëryjore, i cili synon të eksplorojë edhe më tej hapësirën përtej ndikimit të Diellit.

Sipas vlerësimeve të shkencëtarëve, një sondë e tillë mund të kërkojë rreth 30 deri në 35 vjet për të arritur në hapësirën ndëryjore. Gati 50 vjet pas nisjes, Voyager 1 vazhdon të dërgojë të dhëna nga një rajon i universit ku asnjë mision tjetër njerëzor nuk ka arritur. Një dëshmi e jashtëzakonshme e qëndrueshmërisë teknologjike dhe e dëshirës së njerëzimit për të eksploruar të panjohurën./Dosja.al

nasa

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...