LIVE UPDATES
Bota

Bllokohet nisma për shkarkimin e shefit të Pentagonit

Nisma u paraqit nga kongresisti republikan, Thomas Massie, nga Kentaki, i cili kundërshtoi publikisht politikën e presidentit Donald Trump ndaj Iranit. 

11 November 2026, 08:39 Nga E.d
Bllokohet nisma për shkarkimin e shefit të Pentagonit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan bllokoi nismën për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili akuzohet për zhvillimin e luftës kundër Iranit pa miratimin e Kongresit dhe për shkelje të tjera të dyshuara gjatë operacioneve ushtarake amerikane. Me 211 vota kundrejt 204, ligjvënësit vendosën më 10 nëntor që rezoluta për shkarkimin e Hegsethit t’i kalojë Komisionit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve, duke e penguar, të paktën për momentin, votimin e saj në seancë plenare.

Nisma u paraqit nga kongresisti republikan, Thomas Massie, nga Kentaki, i cili kundërshtoi publikisht politikën e presidentit Donald Trump ndaj Iranit. Massie ishte i vetmi republikan që votoi kundër dërgimit të rezolutës në komision. Disa ligjvënës, përfshirë 11 demokratë, nuk morën pjesë në votim. Vendimi e bën të vështirë përparimin e nismës gjatë mandatit aktual të Kongresit, por nuk e përjashton mundësinë që çështja të rikthehet më vonë.

Për çfarë akuzohet Hegseth?

Rezoluta prej 34 faqesh, e paraqitur nga Massie më 9 nëntor, përmban tetë pika me akuza që lidhen me operacionet ushtarake amerikane në Iran, Venezuelë dhe Jemen, si dhe me veprime të tjera të Pentagonit. Tri prej tyre kanë të bëjnë me luftën kundër Iranit, e cila nisi më 28 shkurt të këtij viti. Massie pretendon se Hegseth ka shkelur ligjin amerikan për kompetencat e luftës, të vitit 1973, duke vazhduar operacionet ushtarake përtej afateve të lejuara pa autorizimin e Kongresit.

Rezoluta e akuzon gjithashtu Hegsethin për shpërfillje të masave për mbrojtjen e civilëve, duke përmendur një sulm ndaj një shkolle në qytetin iranian, Minab, në muajin shkurt, ku u vranë dhjetëra fëmijë. Akuzat e tjera lidhen me sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor, ku Massie pretendon se janë kryer edhe vrasje jashtëgjyqësore.

Hegseth akuzohet, po ashtu, për përfshirjen në operacionin ushtarak amerikan për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në janar, si dhe për sulmet kundër rebelëve Huthi në Jemen gjatë vitit 2025. Një tjetër pikë e rezolutës ka të bëjë me veprimet e Hegsethit ndaj senatorit demokrat, Mark Kelly, pasi ky i fundit u kishte bërë thirrje pjesëtarëve të ushtrisë të mos zbatonin urdhra të paligjshëm. Këto janë pretendime të paraqitura në rezolutën e Massiet dhe jo shkelje të vërtetuara nga ndonjë gjykatë.

Hegseth përmend edhe Kosovën gjatë mbrojtjes

Në konferencën e parë për media në Pentagon pas gjashtë muajsh, më 10 nëntor, Hegseth i hodhi poshtë akuzat, duke e cilësuar nismën për shkarkimin e tij si një veprim politik. Ai tha se përpjekja për ta larguar nga detyra nuk kishte të bënte me shkelje të Kushtetutës, por me mospajtime politike për operacionet ushtarake të administratës Trump. Hegseth argumentoi se sekretarë të mëparshëm amerikanë të Mbrojtjes nuk ishin shkarkuar për drejtimin e operacioneve ushtarake, përfshirë ato në Kosovë më 1999, gjatë presidencës së Bill Clintonit.

“As nën Reaganin në Liban, as nën Clintonin në Kosovë, as nën Obamën në Irak dhe Siri, as nën Bidenin në Irak dhe Siri”, tha ai, duke mbrojtur ligjshmërinë e veprimeve të tij.

Hegseth e cilësoi nismën si sabotim, duke argumentuar se ajo u dërgonte kundërshtarëve të SHBA-së mesazhin se udhëheqësit ushtarakë amerikanë mund të ndëshkoheshin për operacione që administrata i konsideron të ligjshme. 

Trump përshëndet bllokimin e nismës

Presidenti Donald Trump e mirëpriti rezultatin e votimit, duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, se përpjekja për shkarkimin e Hegsethit ka dështuar. Ai e vlerësoi punën e sekretarit të Mbrojtjes dhe përmendi operacionet amerikane në Iran e Venezuelë si dëshmi të suksesit të administratës së tij. Massie, ndërkaq, tha pas votimit se ishte i zhgënjyer, megjithëse rezultati nuk e kishte befasuar. Ai argumentoi më herët se shkarkimi i Hegsethit përpara përfundimit të mandatit aktual të Kongresit, do t’u jepte republikanëve mundësinë të konfirmonin një pasardhës, përpara se demokratët të merrnin kontrollin e legjislativit në janar.

A mund të rikthehet nisma për shkarkim?

Megjithëse nisma u bllokua, e ardhmja politike e Hegsethit mbetet çështje debati në Uashington. Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit në janar, pas fitores në zgjedhjet e mesmandatit, këtë muaj. Kjo mund t’u krijojë mundësi të reja për të nisur hetime ose për ta rikthyer çështjen e shkarkimit të sekretarit të Mbrojtjes. Edhe disa republikanë shprehën, po ashtu, dyshime për vazhdimin e mandatit të tij.

Senatori republikan nga Teksasi, Ted Cruz, tha më 10 nëntor se pret që Hegseth të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga Trump. Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka kompetencën për të ngritur akuza për shkarkim ndaj zyrtarëve të lartë federalë, ndërsa Senati zhvillon procesin e gjykimit. Për largimin nga detyra kërkohet mbështetja e dy të tretave të senatorëve të pranishëm./REL

Thomas Massie Donald Trump Pete Hegseth

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin