Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i saj u gjet më 2 prill 2025, duke i dhënë fund kërkimeve për të renë, zhdukja e së cilës kishte alarmuar autoritetet dhe familjarët.
ITALI- Gjykata e Assizes në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, ish-të dashurin e Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare, e cila u vra më 25 mars 2025. Vendimi i shkallës së parë përputhet me kërkesën e Prokurorisë së Romës, e cila kishte argumentuar se krimi ishte i paramenduar dhe ishte kryer në mënyrë të qëllimshme.
Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes, trupi i studentes u vendos brenda një valixheje dhe u hodh në një zonë shkëmbore në Capranica Prenestina. Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i saj u gjet më 2 prill 2025, duke i dhënë fund kërkimeve për të renë, zhdukja e së cilës kishte alarmuar autoritetet dhe familjarët.
Sipas akuzës, Samson e kishte thirrur Ilarian për t'u takuar, ndërsa prokurorët pretenduan se takimi ishte organizuar si një pritë. Gjatë aktakuzës, ata deklaruan se e reja fillimisht ishte goditur me grushte dhe më pas me thikë.
Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm që më 19 maj, duke e cilësuar vrasjen si një akt të planifikuar dhe të ekzekutuar me gjakftohtësi. Përveç vrasjes, ndaj Samsonit u paraqitën edhe rrethana rënduese që lidhen me fshehjen e kufomës, motivet e krimit dhe marrëdhënien emocionale me viktimën. Gjatë procesit, prokurorët e përshkruan ngjarjen si një krim veçanërisht të rëndë, ndërsa theksuan se, sipas tyre, i pandehuri nuk kishte treguar pendesë të vërtetë për atë që kishte ndodhur.
Mark Antony Samson e kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa pas krimit, kishte ndërmarrë veprime për të fshehur trupin e 22-vjeçares. Në këtë fazë të çështjes, edhe nëna e tij u përfshi në hetimet lidhur me ndihmën e dyshuar për fshehjen e kufomës.
Vrasja e Ilaria Sulës
22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.
E reja kishte pasur së fundmi një lidhje me 23-vjeçarin filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.
Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Ai e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë./Dosja.al
Arlinda Zekaj PEJË- Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekaj...
Pamje TIRANA- Një studente pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka kërkuar largimin e figurave të vjetra poli...
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj derisa ishte në betejë ligjore për dhunë në familje me bashkëshortin e saj, i ci...
TIRANË- Të lënduarit nga protestat studentore në Tiranë vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universit...
Pamje PEJË - Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të martë para Gjykatës në Pejë, në shenjë p...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas protestës, në kuadër të dy ç&...
Pamje TIRANA- Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvendosur tubimin drejt Kryeministrisë, duke marshuar pas grumbullimit pran&eu...
Pamje DIVJAKA- Një 29-vjeçar është kapur nga policia, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakë...
studenti TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra. Pas tensioneve të shumta, p&...
Pamje TIRANA- Përfaqësuesit e biznesit kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmërua...