27 October 2026, 17:17
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Një studente pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka kërkuar largimin e figurave të vjetra politike, duke deklaruar se të rinjtë kanë humbur besimin si te mazhoranca, ashtu edhe te opozita. Në një prononcim për mediat, ajo kritikoi deputetët e opozitës për mënyrën se si veprojnë në Parlament.
Në lidhje me këtë ajo tha se pavarësisht përplasjeve me mazhorancën dhe ndërprerjeve të seancave, nuk kanë arritur të pengojnë miratimin e vendimeve apo të propozojnë ndryshime konkrete. Sipas studentes, protesta nuk ka si qëllim vetëm largimin e kryeministrit Edi Rama, por ndryshimin e të gjithë klasës politike.
Studentja: Nuk kemi çfarë besimi të kemi tek opozita, kur e ka treguar veten që nga viti 2017 e më pas. I shohim deputetët e opozitës që bëjnë cirk në Parlament me mazhorancën. Bëjnë sikur prishin seancat parlamentare, por të gjitha vendimet kalojnë, kur ata mund të tregoheshin konkretë dhe të sillnin propozime. Ata nuk janë shoqëri civile, ndaj mund të bënin diçka konkrete në Parlament.
Ne kërkojmë pastrimin e gjithë klasës politike. Këtu përmendim Ramën dhe Berishën. ‘I duam në burg’, themi, dhe kjo është një thirrje për drejtësi. Të gjithë duhet t’i bashkohen protestës, sepse është e drejtë dhe ndryshimin e meritojmë. Ai duhet të vijë gradualisht. Na duhet mbështetje masive e shoqërisë, duke ardhur këtu në shesh, por edhe duke trokitur në dyert e Partisë Socialiste për t’u thënë se nuk i duan më./Dosja.al
protesta
Aktualitet
27 October 2026, 16:50
G.M
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj derisa ishte në betejë ligjore për dhunë në familje me bashkëshortin e saj, i ci...
Aktualitet
27 October 2026, 16:53
E.M
TIRANË- Të lënduarit nga protestat studentore në Tiranë vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universit...
Aktualitet
27 October 2026, 16:44
E.d
Pamje
PEJË - Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të martë para Gjykatës në Pejë, në shenjë p...
Aktualitet
27 October 2026, 16:38
E.M
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas protestës, në kuadër të dy ç&...
Aktualitet
27 October 2026, 16:29
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvendosur tubimin drejt Kryeministrisë, duke marshuar pas grumbullimit pran&eu...
Aktualitet
27 October 2026, 16:16
E.d
Pamje
DIVJAKA- Një 29-vjeçar është kapur nga policia, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakë...
Aktualitet
27 October 2026, 15:57
G.M
studenti
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra. Pas tensioneve të shumta, p&...
Aktualitet
27 October 2026, 15:55
E.d
Pamje
TIRANA- Përfaqësuesit e biznesit kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmërua...
Aktualitet
27 October 2026, 15:41
E.d
SPAK
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjy...
Aktualitet
27 October 2026, 15:33
E.d
SPAK
TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet për tre episode të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, ku janë sekuestruar m...