15 November 2026, 16:46
Nga G.M
Artjol Ramaj
SPANJË- Një ngjarje e rëndë që tronditi komunitetin shqiptar në Spanjë rikthehet në vëmendje pas përfundimit të hetimeve disavjeçare për vrasjen e Artjol Ramajt. I riu shqiptar dyshohet se u vra nga 52-vjeçari me të cilin bashkëjetonte në një banesë në Riudarenes, në rajonin e Gironës, ku të dy kujdeseshin për një plantacion kanabisi. Sipas hetimeve, shkak për konfliktin fatal dyshohet të ketë qenë një shumë prej vetëm 5 eurosh.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi më 2 mars 2023, ndërsa trupi i të riut u zbulua rreth një muaj e gjysmë më vonë në një zonë të pyllëzuar pranë banesës, pasi mbetjet ishin shpërndarë dhe dëmtuar nga kafshët e egra. Hetuesit kanë mbledhur prova të shumta, përfshirë gjurmë gjaku në dhomën e gjumit, në një automjet dhe në disa sende të gjetura pranë vendit ku u zbuluan mbetjet mortore.
Prokuroria dyshon se 52-vjeçari e ka sulmuar Ramajn ndërsa ai ishte duke fjetur dhe më pas ka transportuar trupin në pyll për të fshehur gjurmët e krimit. Tashmë çështja pritet të shqyrtohet nga një juri në Spanjë, ndërsa prokuroria kërkon 22 vite e 5 muaj burg për të akuzuarin, si dhe dënim shtesë për përdhosjen e kufomës. Mbrojtja e tij i mohon akuzat dhe pretendon se provat janë rrethanore, duke kërkuar pushimin e çështjes. Për familjen e viktimës kërkohet gjithashtu dëmshpërblim prej 175 mijë eurosh./Dosja.al
srtjol ramaj
Aktualitet
15 November 2026, 16:41
G.M
Odiseas Dhimas
GREQI- Odiseas Dhimas, ish-trajneri i ekipit kombëtar grek të peshëngritjes dhe vëllai i kampionit olimpik Pirro Dhi...
Aktualitet
15 November 2026, 16:37
G.M
foto ilustruese
KORÇË- Mjegulla e dendur ka përfshirë juglindjen e vendit këtë të diel, duke krijuar vështirësi...
Aktualitet
15 November 2026, 16:34
Elton Qyno
Aleksandër alias Sandër Baho alias “Sakati”, pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri, pasi prokuroria e posaçm...
Aktualitet
15 November 2026, 16:11
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Në n...
Aktualitet
15 November 2026, 15:51
G.M
Ish ministri Astrit Haraqija
KOSOVË- Gjashtë persona janë arrestuar në Prishtinë gjatë një operacioni antidrogë të...
Aktualitet
15 November 2026, 15:17
G.M
foto ilustruese
KUÇ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Devoll, ku një 85-vjeça...
Aktualitet
15 November 2026, 15:04
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu&rd...
Aktualitet
15 November 2026, 14:25
I.A
Momenti qe makina e Rames qellohet me veze
GJIRI I LALZIT- Dy persona janë arrestuar dhe 9 janë vënë nën hetim për sulmet me vez...
Aktualitet
15 November 2026, 13:09
I.A
Luiza Gega
TIRANË- Luiza Gega është shpallur fituese e garës së maratonës për femra, në distancën prej 42 kilomet...
Aktualitet
15 November 2026, 11:21
I.A
FRANCË- Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri...