Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Ai u zbulua gjatë kontrolleve në dy objekte në këtë zonë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
SHKODRA- Një bazë e fshehtë nëntokësore, e përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, është zbuluar nga Policia e Shkodrës në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”. Në kuadër të operacionit të koduar “Labirinti”, janë arrestuar 10 persona, ndërsa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Sipas njoftimit të policisë, ambienti ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që hyrja e tij të mos binte në sy. Ai u zbulua gjatë kontrolleve në dy objekte në këtë zonë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit në një magazinë, efektivët konstatuan një hyrje të kamufluar që të çonte në një hapësirë nëntokësore. Ambienti ishte ndarë në dy pjesë, ku njëra përdorej për kultivimin e bimëve të kanabisit në vazo, me ndihmën e ndriçimit artificial, ndërsa tjetra ishte përshtatur për përpunimin e lëndës narkotike.
Nga ndërhyrja policore u sekuestruan rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis dhe 170 kilogramë lëndë bimore e përpunuar, e vendosur në 10 thasë plastikë. Në flagrancë u arrestuan 10 persona, të moshave nga 18 deri në 61 vjeç, me banim në Gjirokastër, Cërrik, Tiranë, Poliçan, Ishull-Lezhë dhe Mirditë.
Policia bëri të ditur gjithashtu se njëri prej të arrestuarve, rezultonte i shpallur më parë në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë veprimtari./Dosja.al
Manastiri i Graçanicës Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektorati...
Foto nga shembja e objekteve POGRADEC- Aksioni për rehabilitimin e lumit të Vërdovës në Pogradec ka nisur me shembjen e disa ndë...
Një person duke ecur pranë një dyqani që ofronte vende pune, në Prishtinë Tetëdhjetë e shtatë mijë vende t&e...
TIRANË- Policia ka gjetur dy armë zjarri brenda automjetit të djegur në fshatin Dërmënas, i cili dyshohet se është...
KOSOVË- Transferimi i parave nga një bankë në tjetrën në Kosovë, që deri më tani mund të merrte disa orë...
SERBI- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe në Parlamentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklarua...
LOS ANGELES- Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas deklaratave të saj se&nb...
ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia, pasi dyshohet se janë autorët e disa r...
TIRANË- Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë bërë të mundur rrëzimin e kërkesës për rigjykim ku ...
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar disa problematika edhe në qarkun e Shkodrës. Ndërkoh&e...