LIVE UPDATES
Aktualitet

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi më 23 nëntor se Sistemi i Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K) ka nisur funksionimin dhe se transferet e para të menjëhershme janë realizuar me sukses.

23 November 2026, 14:22 Nga E. D

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon

KOSOVË- Transferimi i parave nga një bankë në tjetrën në Kosovë, që deri më tani mund të merrte disa orë apo të shtyhej deri në ditën e ardhshme të punës, mund të kryhet tashmë brenda pak sekondash, në çdo kohë të ditës. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi më 23 nëntor se Sistemi i Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K) ka nisur funksionimin dhe se transferet e para të menjëhershme janë realizuar me sukses.

Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset mund të transferojnë para edhe gjatë natës, fundjavave dhe festave zyrtare, pa u kufizuar nga orari i zakonshëm i bankave. Megjithatë, shërbimi nuk është ende i disponueshëm për klientët e të gjitha bankave.

Në fazën e parë, atë e ofrojnë katër banka komerciale: ProCredit Bank, Banka për Biznes (BPB), Raiffeisen Bank dhe NLB Banka. Klientët e tyre mund të transferojnë deri në 3.000 euro për transaksion, me kusht që banka e dërguesit dhe ajo e pranuesit të jenë të dyja pjesë e sistemit.

Transferet kryhen përmes llogarive dhe kanaleve ekzistuese digjitale të bankave, pa pasur nevojë për hapjen e llogarive apo instalimin e aplikacioneve të reja. Në këtë fazë, sistemi nuk përfshin pagat, pensionet, pagesat qeveritare dhe transferet ndërkombëtare. BQK-ja paralajmëroi se kufiri i transferit do të rritet në 10.000 euro në një fazë të mëvonshme, brenda vitit të parë të funksionimit të sistemit.

Çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset?

Deri më tani, transferet deri në 10.000 euro nga një bankë në tjetrën realizoheshin vetëm në tri orare të caktuara gjatë ditës, përmes sistemit të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo nënkuptonte se një pagesë e iniciuar jashtë orarit të procesimit, veçanërisht gjatë fundjavës apo festave zyrtare, zakonisht duhej të priste deri në ditën e ardhshme të punës. Me sistemin e ri, kjo pritje eliminohet për transferet që përmbushin kushtet e shërbimit. 

Për qytetarët, kjo nënkupton mundësi për të dërguar dhe pranuar para pothuajse menjëherë, ndërsa për bizneset pritet të lehtësojë pagesat ndaj furnitorëve, përmbushjen e detyrimeve financiare dhe menaxhimin e mjeteve. Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) e mirëpresin fillimin e zbatimit të sistemit, duke vlerësuar se ai do të ndikojë pozitivisht në aktivitetin e bizneseve.

“Deri më tani, bizneset janë përballur me pengesa në realizimin e pagesave në kohë, ndërsa funksionalizimi i sistemit pritet të ndikojë pozitivisht në efikasitetin e transaksioneve dhe qarkullimin e mjeteve financiare në ekonomi”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori ekzekutiv i kësaj dhome, Kushtrim Ahmeti.

Sipas tij, mundësia për të kryer pagesa të menjëhershme është veçanërisht e rëndësishme për marrëdhëniet me furnitorët dhe partnerët afaristë.

Kur do t’u mundësohet shërbimi klientëve të bankave të tjera?

Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale, por vetëm katër prej tyre janë përfshirë në fazën e parë të sistemit TIPS-K. Gjashtë bankat e tjera pritet t’i bashkohen gradualisht deri më 23 shkurt 2027, pas përfundimit të përgatitjeve teknike dhe operative.

Deri atëherë, klientët e bankave që nuk janë pjesë e sistemit do të vazhdojnë t’i përdorin mënyrat ekzistuese të transferimit të parave. Edhe transferet mbi kufirin prej 3.000 eurosh do të vazhdojnë të procesohen përmes kanaleve ekzistuese bankare.

Sa do të kushtojnë transferet?

Nga 23 nëntori 2026, të gjitha bankat do të zbatojnë tarifat e reja për transferet bankare, pavarësisht datës kur kyçen në sistemin TIPS-K. Bankat do t’i përcaktojnë tarifat e tyre brenda kufijve maksimalë të miratuar nga BQK-ja. Gjatë tre muajve të parë, për transferet deri në 300 euro nuk do të ketë tarifë.

Nga 24 shkurti 2027, tarifa maksimale për këto transfere do të jetë pesë centë. Për transferet mbi 300 euro deri në 3.000 euro, tarifa maksimale do të jetë 15 centë. Kjo do të thotë se bankat mund të aplikojnë tarifa më të ulëta, por nuk mund t’i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga BQK-ja.

Sa të sigurta janë pagesat e menjëhershme?

BQK-ja bëri të ditur se ka përmbyllur kornizën rregullative dhe operative për funksionimin e sistemit, përfshirë masat për parandalimin e mashtrimeve, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Megjithatë, shpejtësia e transferimit kërkon kujdes nga përdoruesit, pasi paratë kalojnë pothuajse menjëherë në llogarinë e përfituesit.

BQK-ja u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve që, para konfirmimit të pagesës, të kontrollojnë me kujdes emrin dhe mbiemrin e përfituesit, numrin e llogarisë bankare (IBAN) dhe shumën që transferojnë. Përdoruesit paralajmërohen, gjithashtu, të mos ndajnë me askënd fjalëkalimet, kodet e sigurisë apo të dhënat e tjera të ndjeshme.

Nëse një transfer nuk konfirmohet menjëherë, BQK-ja rekomandon që klientët fillimisht ta kontrollojnë statusin e tij në aplikacionin bankar ose të kontaktojnë bankën, përpara se ta përsërisin pagesën. BQK-ja tha se po monitoron funksionimin e sistemit dhe integrimin gradual të bankave të tjera, në bashkëpunim me bankat pjesëmarrëse dhe, sipas nevojës, me Bankën e Italisë.

Sistemi TIPS-K u lansua zyrtarisht më 20 nëntor, ndërsa funksionimi i tij nisi më 23 nëntor. Ai është pjesë e projektit rajonal TIPS Clone, i zhvilluar me mbështetjen e Bankës së Italisë, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës Botërore, me synimin për të modernizuar infrastrukturën e pagesave në Kosovë dhe për ta afruar atë me standardet evropiane.

Si funksionojnë pagesat e menjëhershme në botë?

Pagesat e menjëhershme nuk janë risi në botë. Vende të ndryshme kanë zhvilluar sisteme që u mundësojnë qytetarëve dhe bizneseve të transferojnë para brenda sekondash, pa u kufizuar nga orari i bankave. Në Bashkimin Evropian, Banka Qendrore Evropiane e nisi më 2018 sistemin TIPS, përmes të cilit bankat mund të realizojnë pagesa të menjëhershme, 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit. Në Shtetet e Bashkuara, Rezerva Federale e lansoi më 2023 sistemin FedNow, i cili u mundëson institucioneve financiare të ofrojnë transfere të menjëhershme për klientët e tyre./REL

Sondazh

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë