Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia, pasi dyshohet se janë autorët e disa rasteve të vjedhjeve të disa subjekte në Elbasan.

ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia, pasi dyshohet se janë autorët e disa rasteve të vjedhjeve të disa subjekte në Elbasan. Sipas informacioneve policia ka arritur të sekuestrojë narkotike cannabis sativa, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë e cila përdorej për të mundësuar hyrjen në subjekte.
Sipas raportimit të policisë, në pranga kanë rënë K. M., 39 vjeç dhe E. Ll., 18 vjeç, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në 3 subjekte në Elbasan. Nëpërmjet opercionit të koduar “Shëtitësit”, autorët me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes janë arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, zbardhen 3 vjedhje të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan dhe 3 vjedhje në Tiranë. Vodhën shuma parash dhe produkte të ndryshme, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes.
Njëri prej tyre, i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë për vjedhje, dyshohet autor i një sërë vjedhjesh.
Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pistoletë sportive dhe mjete që përdoreshin për thyerjen e dyerve (kaçavidë dhe levë).
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, këqyrjes së pamjeve filmike dhe provave ligjore të grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësit”, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 rasteve të vjedhjes, të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-Më datë 22.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, në dyqanin e shtetasit D. B.;
-Më datë 20.11.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, në një tabakino në pronësi të shtetasit T. P.;
-Më datë 05.11.2026, në fshatin Vidhas, në lokalin e shtetasit E. M.
Gjithashtu, nga vijimi i veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Ll. është autor i dyshuar edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, konkretisht:
-Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në restorantin në pronësi të shtetasit R. K.;
-Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në lokalin në pronësi të shtetasit F. A.;
-Më datë 17.11.2026, në rrugën “Liman Kaba”, në dyqanin në pronësi të shtetasit F. D.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ll. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen me forcë të dyerve të subjekteve.
Nga veprimet hetimore rezultoi se të dy shtetasit kanë precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes. Shtetasi E. Ll. dyshohet autor i një sërë vjedhjesh të kryera më parë dhe rezultonte i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë, për të njëjtën vepër penale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Dosja.al
TIRANË- Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë bërë të mundur rrëzimin e kërkesës për rigjykim ku ...
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar disa problematika edhe në qarkun e Shkodrës. Ndërkoh&e...
FIER- Ekzekutimi i Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, paraditen e kësaj të hëne në oborrin e banesës s&eu...
FIER- Policia e Lushnjes ka ngritur postblloqe përgjatë autostradës Fier–Lushnje sot paradite pas ngjarjes ku humbi jetën Selami...
FIER- Pas ekzekutimit të Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën "Sel Çelami", policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Arben Isuf...
KOSOVË- Në Gjilan të Kosovës është arrestuar autori Endrit Azemi, pasi ishte nën dyshime se ka mashtruar qytetarët koso...
Alkët Ahmetaj FIER- Nëndrejtori i Policisë Fier, Alkët Ahmetaj, ka dhënë detaje për vrasjen e Selami Hasanit, i cili u vra ...
FIERZË- Reshjet e shiut kanë vijuar prej disa ditësh në verilindje të vendit duke shkaktuar kështu probleme të shumta edhe n...
GRAMSH- Në Gramsh janë arrestuar dy persona nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndërsa ka ndaluar një tjetër dhe ka sh...
Jakup Hasani FIER- Personi që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos në oborrin e banesës së dajës të...