11 November 2026, 17:35
Nga DOSJA
QIPRO - Përfaqësuesja shqiptare U-19 e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, në Ligën B. Ekipi i drejtuar nga Fatjon Tafaj ka regjistruar një fitore bindëse 4-0 ndaj Qipros, duke marrë tri pikët e para në këtë fazë të kompeticionit.
Kuqezinjtë e zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë me Gabriel Kullën. Sulmuesi i Sasuolos përfitoi nga pasimi i Alen Vukajt dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.
Pas pushimit, përfaqësuesja shqiptare shtoi ritmin dhe realizoi edhe tri herë të tjera. Armend Muslika ishte protagonisti kryesor i këtij fraksioni, duke shënuar në minutat 48 dhe 66, ndërsa Elson Himallari vulosi suksesin me golin e katërt në minutën e 80-të.
Trajneri Fatjon Tafaj e nisi sfidën me këtë formacion: Raffaele Huli, Lucas Cekrezi, Spasian Nasto, Andreas Llana, Elson Himallari, Armend Muslika, Gabriel Kulla, Oliver Blini, Dion Vata, Alen Vukaj dhe Endrit Asani.
Me këtë fitore, Shqipëria U-19 merr tri pikët e para dhe dërgon një sinjal pozitiv në nisje të raundit të dytë. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë kundër Armenisë, më 14 nëntor, sërish në stadiumin “Sotira Municipal Stadium” në Qipro.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 November 2026, 17:25
FRANCE - Një lajm tragjik ka tronditur futbollin francez. Wanis Honsor, vetëm 22 vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi një arr...
Sport
11 November 2026, 17:07
ARABIA SAUDITE - Për herë të parë pas shumë vitesh, periudha e ndeshjeve të kombëtareve nuk e gjen Cristiano Ronaldon në...
Sport
11 November 2026, 16:57
GJERMANI - Një eksperiencë që mund të kishte përfunduar shumë keq për Robert Sánchez. Portieri i Chelseat, aktualisht...
Sport
11 November 2026, 16:48
TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së L...
Sport
11 November 2026, 16:39
TIRANE - Konferenca për shtyp e Kombëtares shqiptare nis me mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili doli para mediave së bashku me trajnerin Rola...
Sport
11 November 2026, 16:00
Marc Bernal (me topin) beson se Barça është skuadra më e mirë në Evropë, përpara PSG-së dhe Real Madridit
SPANJ...
Sport
11 November 2026, 15:30
SPANJE - "Vetëm Zoti e di gjithçka që kemi kaluar dhe përballuar për të arritur këtu." Këto ishin fjalët që...
Sport
11 November 2026, 15:00
FRANCE - Aventura e Zinedine Zidane në stolin e Francës nuk ka nisur me harmoninë që pritej. Përtej rezultateve pozitive të ndesh...
Sport
11 November 2026, 14:30
Infantino dhe Trump kanë lidhje të ngushta
SHBA - Marrëdhëniet e ngushta mes Gianni Infantinos dhe Donald Trump mund të kthehen n&eum...
Sport
11 November 2026, 14:14
ANGLI - Manchester United duket se ka humbur durimin dhe po përgatit një tjetër ndryshim në pankinë. Michael Carrick është d...