20 October 2026, 15:03
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Gjykatën e Lartë ka pezulluar të gjitha gjyqet, si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave. Përmes një njoftimi zyrtar, GJL bën me dije se ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore.
Sipas njoftimit, kjo situatë ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.
Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë.
Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë.
“Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor 2026, ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.
Në këto rrethana, seancat gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, përveç çështjeve me natyrë urgjente, do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve, evidentimit dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore, si dhe për të rikthyer kushtet e nevojshme për vijimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit.
Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit.
Punonjësit e Gjykatës së Lartë janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka vijimësia e proceseve gjyqësore dhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te palët ndërgjyqëse, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të gjithë përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në përballimin e këtyre rrethanave, të cilat kërkojnë kohën dhe kujdesin e maksimal për të garantuar vijimin e sigurt dhe të rregullt të veprimtarisë gjyqësore.
Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruar me përgjegjësi dhe transparencë.
Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar./Dosja.al
GJL protesta zjarr
Aktualitet
20 October 2026, 14:39
E.M
TIRANË- Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studen...
Aktualitet
20 October 2026, 14:15
E. D
TIRANË- Situata është tensionuar në protestën para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, policia ka s...
Aktualitet
20 October 2026, 14:14
E.M
TIRANË- Në protestën para Ministrisë së Arsimit një protestues ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen...
Aktualitet
20 October 2026, 14:06
E.M
TIRANË- Teksa protestuesit janë zhvendosur tashmë para Ministrisë së Arsimit ku vijojnë të shprehin pakënaqës...
Aktualitet
20 October 2026, 13:54
E.M
TIRANË- Një pedagoge në protestën para Kryeministrisë ka shprehur shqetësimin e saj për dhunën policore ndaj student&eu...
Aktualitet
20 October 2026, 13:54
I.A
TIRANË- Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, pasi nuk &...
Aktualitet
20 October 2026, 13:49
E. D
TIRANË- Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë janë zhvendosur tashmë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. S...
Aktualitet
20 October 2026, 13:48
E.M
TIRANË- Protestat studentore të cilat janë shoqëruar me dhunë, përplasje fizike dhe situata të tënsionuara mes protestu...
Aktualitet
20 October 2026, 13:35
E.M
TIRANË- Në protestën e ditës së sotme para Kryeministrisë një qytetar është shprehur se ka dalë në shesh...
Aktualitet
20 October 2026, 13:23
E. D
TIRANË- Protestues kanë goditur me shkelma një furgon të Policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. T&eum...