20 October 2026, 13:23
Nga E. D

TIRANË- Protestues kanë goditur me shkelma një furgon të Policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të revoltuar, protestuesit dëgjohen duke thënë “Maskarenj, ku i çuat djemtë që morët, më thuaj", S"’ju vjen turp", "Njerëz me tre muaj shkollë, turp".
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.
Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
protesta studentore
Aktualitet
20 October 2026, 13:19
TIRANË- Qeveria ka miratuar me shpejtësi vendimin për shpërblimin me 269 mijë lekë të 2,750 punonjësve të Policis&...
Aktualitet
20 October 2026, 13:17
E.M
TIRANË- Sot në ditën e tetë të protestës së studentëve ku janë bashkuar edhe pedagogët ka nisur tashmë m...
Aktualitet
20 October 2026, 13:12
E.M
TIRANË- Avokati i Popullit pas monitorimit të protestës së 19 tetorit në Tiranë ka publikuar gjetjet paraprake duke eviden...
Aktualitet
20 October 2026, 13:10
E. D
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" drejt Ministrisë së Arsimit. Me një banderol&eu...
Aktualitet
20 October 2026, 13:01
E.M
KAVAJA- Një 36-vjeçar nga Kavaja me iniciale J.K, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje droge, është arrestua...
Aktualitet
20 October 2026, 12:40
E.M
TIRANË- Një emigrante shqiptare e cila jeton në Greqi i është bashkuar protestës së studentëve, pedagogëve dhe qyt...
Aktualitet
20 October 2026, 12:33
E. D
TIRANË- 40-vjeçari Ngushëllim Manz, i cili ditën e djeshme ekzekutoi me armë zjarri dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj,...
Aktualitet
20 October 2026, 12:31
E.M
TIRANË- Studentët kanë zgjedhur edhe mënyra ironike për të përcjellë mesazhet e tyre ndaj efektifëve të polic...
Aktualitet
20 October 2026, 12:23
E.M
TIRANË- Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish dialog me studentët, të cilët prej më shumë se një ...
Aktualitet
20 October 2026, 12:19
E.M
TIRANË- Në protestën studentore në Tiranë duket se janë bashkuar edhe profesorë nga rrethe të tjera. Profesori i U...