Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Arsyet ishin të qarta: në moshën 43-vjeçare, ai është dukshëm më i ri se paraardhësit e tij dhe zotëron përvojë të gjerë luftarake, të fituar në vijën e frontit që nga viti 2014, kur Rusia mbështeti krijimin e republikave separatiste të vetëshpallura në lindje të Ukrainës.

UKRAINË- Mykhailo Drapaty është komandanti i tretë i ushtrisë ukrainase që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë. Emërimi i tij u prit pozitivisht nga shumë pjesëtarë të ushtrisë. Arsyet ishin të qarta: në moshën 43-vjeçare, ai është dukshëm më i ri se paraardhësit e tij dhe zotëron përvojë të gjerë luftarake, të fituar në vijën e frontit që nga viti 2014, kur Rusia mbështeti krijimin e republikave separatiste të vetëshpallura në lindje të Ukrainës.
Një ish-zëdhënës i Forcave Tokësore ukrainase, të cilat Drapaty i komandonte më parë, deklaroi pas emërimit të tij se ai kishte treguar aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar në situata të vështira dhe se pothuajse nuk kishte dëgjuar asnjë reagim negativ ndaj zgjedhjes së tij.
Më pak mikromenaxhim, më shumë përgjegjësi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e emëroi Drapaty pas kritikave të shumta ndaj paraardhësit të tij, Oleksandr Sirskyi. Kundërshtarët e Sirskyit e akuzonin atë për një stil tepër të centralizuar dhe autoritar të drejtimit të ushtrisë. Sipas vëzhguesve ushtarakë, Drapaty ka zbatuar një sërë ndryshimesh gjatë 100 ditëve të para në detyrë. Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me modelin e komandimit, ku është reduktuar mikromenaxhimi nga nivelet më të larta dhe është rritur autonomia e komandantëve në terren. Yuri Butusov, ish-gazetar lufte dhe aktualisht ushtar, e konsideron këtë si një nga risitë më të rëndësishme.
"Komandantët e korpuseve nuk kanë më nevojë t'i raportojnë komandantit suprem dy herë në ditë. Kjo kursen kohë dhe e bën vendimmarrjen më efikase", thekson Butusov.
Fokus i ri në Donbas
Vëzhguesit vërejnë se Drapaty i kushton më shumë rëndësi planifikimit operacional në nivele të larta në luftën kundër Rusisë. Në Donbas, ku zhvillohen betejat më intensive, ai krijoi dy grupe të mëdha ushtarake të përbëra nga disa korpuse, me synimin për të përmirësuar koordinimin e operacioneve mbrojtëse.
Edhe analistë rusë kritikë ndaj Kremlinit kanë vënë re këto ndryshime. Ruslan Leviev nga platforma analitike Conflict Intelligence Team vlerëson se ndikimi i Drapaty është më i dukshëm në rajonin e Donetskut, i cili mbetet objektivi kryesor i ofensivës ruse.
Sipas tij, gjatë muajit e gjysmë të fundit, forcat ruse kanë shënuar shumë pak përparim territorial në atë sektor. Një nga arsyet kryesore, sipas Levievit, janë ndryshimet në strukturën komanduese të forcave ukrainase që mbrojnë zonën e Slovianskut dhe Kramatorskut.
Operacioni "Vivaldi"
Ndërkohë, ushtria ukrainase ka realizuar edhe një përparim të kufizuar lokal në veri të Donbasit. Ky veprim u quajt nga pala ukrainase "Operacioni Vivaldi".
Sipas informacioneve të disponueshme, operacioni prishi planet ruse për të rrethuar Slovianskun dhe Kramatorskun nga veriu dhe i detyroi forcat ruse të rishikonin strategjinë e tyre.
"Pas ndryshimeve në krye të ushtrisë, ukrainasit po arrijnë të shfrytëzojnë më mirë dobësitë e ushtrisë ruse dhe të zhvillojnë operacione më efektive sulmuese", vlerëson Leviev. Ai e konsideron operacionin "Vivaldi" si shembullin më domethënës të këtij ndryshimi.
Përparimi rus është ngadalësuar, por jo ndalur
Sipas vlerësimeve të ndryshme, që nga ardhja e Drapaty në krye të ushtrisë, Rusia nuk ka pushtuar më shumë territor sesa Ukraina ka arritur të rikthejë nën kontrollin e saj gjatë së njëjtës periudhë. Edhe disa kanale pro-ruse në Telegram raportojnë vlerësime të ngjashme. Megjithatë, shumica e analistëve ushtarakë paralajmërojnë se kjo nuk përbën një kthesë vendimtare në luftë.
Sipas tyre, ndryshimet e prezantuara nga Drapaty deri më tani kanë ngadalësuar ndjeshëm avancimin rus, por kundërofensiva të mëdha ukrainase dhe çlirimi i gjerë i territoreve të pushtuara mbeten ende pak të mundshme në kushtet aktuale. Njëqind ditët e para të Mykhailo Drapaty në krye të ushtrisë ukrainase vlerësohen përgjithësisht si një periudhë riorganizimi dhe stabilizimi të mbrojtjes. Nëse këto reforma do t'i mundësojnë Ukrainës të arrijë suksese të rëndësishme ofensivë në afat të gjatë, mbetet ende për tu parë./DW
SHBA- Në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gratë përbëjnë rreth 51% të popullsisë am...
Orban dhe Vuçiç SERBI- Deri vonë pothuajse të pamposhtur në pushtet, sot të mundur politikisht, Aleksandar Vuçi&...
ZELANDË- Një aeroplan është rrëzuar në një zonë të largët pranë Nelsonit në Ishullin Jugor të ...
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur tashmë zgjedhjet e mesmandatit ku miliona qytetarë po votojnë për p...
VARSHAVË- Aeroporti Modlin i Varshavës është mbyllur mëngjesin e kësaj të marte pas uljes emergjente të një a...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen nga data 10 dhe 11 nëntor n&eum...
RUMANI- Rreth 30 detarë kanë humbur jetën pas valës së sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. Sulmet pranë uj&eum...
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar se Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Berlinin këtë të mart&...
INDI- Kushtet e motit dhe reshjet e dendura të borës kanë bërë që rreth tetë persona, përfshirë alpinistë, t&...
SHBA- Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në shtetin e Nju Jorkut, duke shënuar viktimën e parë nga kjo sëm...