3 November 2026, 12:20
Nga E.M

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur tashmë zgjedhjet e mesmandatit ku miliona qytetarë po votojnë për përbërjen e re të Kongresit. Qendrat e para të votimit janë hapur në Vermont, ndërsa procesi do të vijojë gradualisht në shtetet e tjera amerikane.
Në këto zgjedhje janë në garë të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat. Gjithashtu, në 36 shtete qytetarët do të votojnë edhe për guvernatorët e rinj.
Votimi shihet si një test i rëndësishëm politik për presidentin Donald Trump dhe administratën e tij, pasi rezultati do të përcaktojë nëse republikanët do të ruajnë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit apo demokratët do të arrijnë të marrin shumicën në njërën ose të dyja.
Një fitore e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve do t’u jepte atyre mundësinë të nisin procedura të reja hetimore dhe politike ndaj administratës Trump, përfshirë edhe një proces të mundshëm shkarkimi, i cili kërkon më pas vendimmarrjen e Senatit.
Interesi për këto zgjedhje është i lartë. Mbi 57 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë një nga treguesit kryesorë të garës.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orare të ndryshme, në varësi të shtetit, ndërsa rezultatet e para pritet të dalin gjatë mbrëmjes, pasi të përfundojë votimi në zonat përkatëse. Gara në disa shtete mund të kërkojë më shumë kohë për t’u shpallur përfundimtare./Dosja.al
SHBA Donald Trump
Bota
3 November 2026, 11:33
E.M
VARSHAVË- Aeroporti Modlin i Varshavës është mbyllur mëngjesin e kësaj të marte pas uljes emergjente të një a...
Bota
3 November 2026, 11:00
E.M
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen nga data 10 dhe 11 nëntor n&eum...
Bota
3 November 2026, 10:24
E.M
RUMANI- Rreth 30 detarë kanë humbur jetën pas valës së sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. Sulmet pranë uj&eum...
Bota
3 November 2026, 10:08
E.M
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar se Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Berlinin këtë të mart&...
Bota
3 November 2026, 09:57
E.M
INDI- Kushtet e motit dhe reshjet e dendura të borës kanë bërë që rreth tetë persona, përfshirë alpinistë, t&...
Bota
3 November 2026, 09:56
E. D
SHBA- Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në shtetin e Nju Jorkut, duke shënuar viktimën e parë nga kjo sëm...
Bota
3 November 2026, 09:33
E.M
NEPAL- Në malin Everest, në Nepal, një person ka humbur jetën nga përplasja dhe rrëzimi i dy helikopterëve teksa po për...
Bota
3 November 2026, 09:26
E.M
TEKSAS- Moti i keq, stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut pritet të përfshijnë pjesë të Teksasit dhe Kansasit. S...
Bota
3 November 2026, 09:20
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz ka bërë thirrje për më shumë vrull në Gjermani dhe Evropë në ...
Bota
3 November 2026, 09:02
E.M
BRITANI- Qeveria britanike ditën e djeshme ka prezantuar “modelin e saj të ri të vendosjes së fituar”. Ai synon të dyfisho...