https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
13 VATRA AKTIVE! Si është situata me zjarret në Shqipëri, helikopteri kalon në Fushë Arrëz, po rrezikohen banesat
4 August 2021, 17:43Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave të zjarrit që janë aktive në vend. Sipas njoftimit të MM-së, mësohet se gjithsej janë 13 vatra aktivë në vende të ndryshme të Shqipërisë. Zona më në rrezik për momentin është ajo e Fushë Arrëzit ku flakët kanë shkuar pranë banesave.
Situata e zjarreve në vend sipas MM-së:
Aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri. -Në Gadishullin e Karaburunit, pavarësisht punës së palodhur e të pandërprerë të efektivëve të FA dhe shërbimit zjarrfikës ka ende prani vatrash zjarri, por pa rrezik për banesat.
-Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat.
-Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e FA po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka. Puna po vijon për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.
-Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri.
-Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.
Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forvace të Armatosura, të cilët vijojnë pa u lodhur punën nga toka dhe nga ajri. Sot është dita e 12 që Shqipëriapo përballet me flakët. Situata paraqitet më e qetë në Karaburun, por ka zjarr në Gjirin e Gramës dhe rrezikohet parku i Llogarasë. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë me dije se Fieri, Vlora e Gjirokastra janë qarqet më të rrezikuara nga zjarre...
VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u shfaq sot krah Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, pavarësisht se vetë kryeministri Edi Rama, i ka bërë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar detjae të rjea në lidhje me vatrat e zjarrit që janë aktive në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Ram...
TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit me në krye Arben Shehun ka nisur zyrtarisht auditimin në zyrat e Emergjencave Civile që kryesohen nhga Haki &Cced...
FIER– Vatrat e zjarrit në qytetin e Fierit kanë marrë përmasa të mëdha. Mësohet se nga flakët janë përfshirë fshatrat Gadurovë, Cerrilë si dhe Selita e M...
GJIROKASTËR– Një punonjës zjarrfikëseje, Rezarto Sinani, 23 vjeç ka mbetur i plagosur pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sar...
TIRANË– “Këmba e dëmtuar me sëpatë, gishtin ma kanë ngrënë me dhembë dhe dy goditje.” Ky është rrëfimi për TV Klan i babait dhe dy vëllezërve të 30-v...
TIRANË- Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Picallë të Tiranës pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po peshkonte....
TIRANË– Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në Astir është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka shkaktuar...