22 November 2026, 14:00
Nga DOSJA

ANGLI - Roman Abramovich nuk e ka mbyllur ende plotësisht kapitullin e tij me Chelsea. Katër vite pas shitjes së klubit londinez te konsorciumi BlueCo, ish-pronari shpreson të rikuperojë deri në 150 milionë paund, shumë e cila u mbajt pezull në momentin e transaksionit në vitin 2022.
Sipas raportimeve të The Times, kompania holding e Abramovich, Fordstam, ka rikujtuar në dokumentet e saj financiare kushtet e marrëveshjes për lirimin e këtyre fondeve. Shuma, rreth 170 milionë euro, ishte mbajtur nga pronarët e rinj për të mbuluar penalitete të mundshme financiare dhe shpenzime ligjore që mund të lidheshin me administrimin e mëparshëm të klubit.
Chelsea është përballur ndërkohë me disa masa ndëshkuese për pagesa të padeklaruara ndaj agjentëve dhe ndërmjetësve gjatë periudhës së pronësisë së Abramovich. Në vitin 2023, UEFA vendosi një gjobë prej 10 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2026 Premier League dhe Federata Angleze aplikuan penalitete të tjera me vlerë 20 milionë paund.
Sipas kushteve të marrëveshjes, çdo zbritje që BlueCo do të bëjë nga shuma e mbajtur duhet të justifikohet deri më 30 maj 2027. Çdo bilanc i mbetur pas këtij procesi duhet t'i paguhet kompanisë Fordstam.
Megjithatë, pavarësisht pretendimit për rikuperimin e 150 milionë paundëve, kompania e Abramovich pranon se marrja e plotë e kësaj shume nuk është e garantuar.
Kështu, edhe pse Chelsea ka ndryshuar pronësi prej vitesh, pasojat financiare të epokës Abramovich vazhdojnë të jenë pjesë e historisë së klubit londinez.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 13:30
Vitor Bruno në stolin e Anderlehtit
BELGJIKE - Anderlechti mund të pësojë një humbje të papritur në tavolinë, pavar&eu...
Sport
22 November 2026, 13:00
ANGLI - Real Madridi ka fituar garën për një prej talenteve më premtues të futbollit të ri. JJ Gabriel është larguar ng...
Sport
22 November 2026, 12:30
ANGLI - Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e Kai Havertz te Arsenali, duke bërë të qartë se klubi nuk ka ndërmend të ...
Sport
22 November 2026, 12:00
RUMANI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin rumun, në përballjen mes Dinamo Bukureshtit dhe Petrolul, ku protagonistë...
Sport
22 November 2026, 11:48
SHBA - Lionel Messi është bërë protagonist i një momenti të tensionuar gjatë pjesës së parë të sfidë...
Sport
22 November 2026, 11:31
KOLUMBI - Një moment shqetësues është regjistruar në Kolumbi, menjëherë pas finales së Copa Sudamericana, ku Leandro Pa...
Sport
22 November 2026, 11:00
GJERMANI - Bayern Munich vazhdon të rritet si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik. Gjatë asamblesë së përgj...
Sport
22 November 2026, 10:30
FRANCE - Paris Saint-Germain po shijon një nisje të jashtëzakonshme në Champions League, ku rezultatet pozitive po përkthehen edhe n&e...
Sport
22 November 2026, 10:20
SPANJE - Legjenda e tenisit spanjoll dhe botëror, Rafael Nadal, ka bërë hapin e radhës jashtë fushës së lojës duke u b&e...
Sport
22 November 2026, 10:00
SPANJE - Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar derbin e Seviljes mes Sevillas dhe Real Betisit. Shtëpia e futbollistit Rubén Var...