22 November 2026, 12:00
Nga DOSJA
RUMANI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin rumun, në përballjen mes Dinamo Bukureshtit dhe Petrolul, ku protagonistë nuk ishin vetëm futbollistët, por edhe tifozët vendas. Në përpjekje për të penguar dhënien e një penalltie për kundërshtarët, disa prej tyre shkëputën kabllot që furnizonin me energji monitorin e VAR-it.
Gjithçka ndodhi në një moment delikat të ndeshjes, kur arbitri po bëhej gati të rishikonte një ndërhyrje ndaj portugezit Rodrigo Martins. Por, në vend që të shqyrtonte pamjet, gjyqtari u përball me një situatë të pazakontë: monitori u rrëzua në tokë pasi tifozët kishin shkëputur kabllot e tij.
Incidenti shkaktoi ndërprerjen e takimit për rreth 20 minuta. Për shkak të kësaj vonese, pjesa e parë përfundoi pas plot 70 minutash lojë.
Pavarësisht tentativës për të penguar përdorimin e teknologjisë, vendimi përfundimtar ishte në favor të Petrolul. Arbitri akordoi penallti dhe N'Lundulu e shndërroi në gol në minutën e 45'+12, duke vulosur fitoren 1-0 të skuadrës mike.
Me këtë sukses, Petrolul ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e katërt. Ndërkohë, Dinamo Bukureshti mbetet me 33 pikë në vendin e dytë, por rrezikon të humbasë terren ndaj lideres Universitatea Craiova dhe të parakalohet nga Rapid Bukureshti.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 11:48
SHBA - Lionel Messi është bërë protagonist i një momenti të tensionuar gjatë pjesës së parë të sfidë...
Sport
22 November 2026, 11:31
KOLUMBI - Një moment shqetësues është regjistruar në Kolumbi, menjëherë pas finales së Copa Sudamericana, ku Leandro Pa...
Sport
22 November 2026, 11:00
GJERMANI - Bayern Munich vazhdon të rritet si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik. Gjatë asamblesë së përgj...
Sport
22 November 2026, 10:30
FRANCE - Paris Saint-Germain po shijon një nisje të jashtëzakonshme në Champions League, ku rezultatet pozitive po përkthehen edhe n&e...
Sport
22 November 2026, 10:20
SPANJE - Legjenda e tenisit spanjoll dhe botëror, Rafael Nadal, ka bërë hapin e radhës jashtë fushës së lojës duke u b&e...
Sport
22 November 2026, 10:00
SPANJE - Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar derbin e Seviljes mes Sevillas dhe Real Betisit. Shtëpia e futbollistit Rubén Var...
Sport
22 November 2026, 09:30
GJERMANI - Bayern Munich merr frymë i lehtësuar për gjendjen fizike të Michael Olise. Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha...
Sport
22 November 2026, 09:00
GJERMANI - AC Milan rrezikon të humbasë garën për një nga objektivat e tij kryesorë në sulm. Nicolò Tresoldi, i cili ...
Sport
22 November 2026, 08:30
ARGJENTINE - Boca Juniors rikthehet në majën e futbollit të Amerikës së Jugut. Skuadra argjentinase fitoi finalen e Copa Sudamericana ...
Sport
22 November 2026, 08:00
Flamengo feston titullin e 10-të të ligës
BRAZIL - Flamengo është kampion i Brazilit për herë të 10-të në hi...