22 November 2026, 10:20
Nga DOSJA
SPANJE - Legjenda e tenisit spanjoll dhe botëror, Rafael Nadal, ka bërë hapin e radhës jashtë fushës së lojës duke u bërë zyrtarisht pjesë e drejtimit të Real Madridit. Të shtunën, më 21 nëntor 2026, Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e klubit "mbretëror" ratifikoi emërimin e fituesit të 22 titujve "Grand Slam" si anëtar të ri të Bordit të Drejtorëve (Junta Directiva).
Votimi, i zhvilluar në pavijonin e basketbollit në Ciudad Real Madrid, solli një mbështetje bindëse prej 99.5%: 1,704 anëtarë përfaqësues votuan pro, katër kundër dhe pesë abstenime, ndërsa Nadal u prit me duartrokitje të gjata në këmbë. Propozimi i bërë më 4 nëntor nga drejtuesit e klubit e çon tani Nadalin në radhët e 20 anëtarëve të bordit të kryesuar nga Florentino Pérez.
Gjatë asamblesë, Nadal u ul në tavolinën presidenciale pranë Florentino Pérezit, i cili e cilësoi ardhjen e tij si një nder dhe një kontribut të rëndësishëm për të ndërtuar të ardhmen e Real Madridit për brezat që vijnë. Nga ana e tij, Nadal anëtar nderi i klubit prej vitit 2011 e përshkroi detyrën e re si një përgjegjësi të madhe dhe shprehu gatishmërinë për të mësuar dhe për të punuar për vite me radhë në shërbim të suksesit të klubit.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 10:00
SPANJE - Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar derbin e Seviljes mes Sevillas dhe Real Betisit. Shtëpia e futbollistit Rubén Var...
Sport
22 November 2026, 09:30
GJERMANI - Bayern Munich merr frymë i lehtësuar për gjendjen fizike të Michael Olise. Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha...
Sport
22 November 2026, 09:00
GJERMANI - AC Milan rrezikon të humbasë garën për një nga objektivat e tij kryesorë në sulm. Nicolò Tresoldi, i cili ...
Sport
22 November 2026, 08:30
ARGJENTINE - Boca Juniors rikthehet në majën e futbollit të Amerikës së Jugut. Skuadra argjentinase fitoi finalen e Copa Sudamericana ...
Sport
22 November 2026, 08:00
Flamengo feston titullin e 10-të të ligës
BRAZIL - Flamengo është kampion i Brazilit për herë të 10-të në hi...
Sport
22 November 2026, 07:45
FRANCE - Lajm i keq për Paris Saint-Germain dhe Désiré Doué. Sulmuesi francez ka pësuar këputje të ligamentit të ...
Sport
22 November 2026, 07:30
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon të fitojë, edhe në një periudhë të mbushur me lajme të këqija. Kampionët n&eu...
Sport
22 November 2026, 07:13
SHBA - Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Las Vegasit. Katër herë kampioni i botës dhuroi një tjet...
Sport
22 November 2026, 02:57
ITALI - Roma dhuron spektakël në javën e 12-të të Serie A, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 në transfertën nda...
Sport
22 November 2026, 02:39
ANGLI - Java e 11-të e Premier League nuk solli lajme të mira për dy skuadrat që synojnë kreun e kampionatit. Manchester City vazhdon ...