22 November 2026, 11:31
Nga DOSJA

KOLUMBI - Një moment shqetësues është regjistruar në Kolumbi, menjëherë pas finales së Copa Sudamericana, ku Leandro Paredes humbi ndjenjat gjatë një interviste televizive.
Mesfushori 32-vjeçar i Boca Juniors, ish-futbollist i Paris Saint-Germain dhe kampion bote me Argjentinën në vitin 2022, ndërsa po fliste me një gazetar pas fitores 2-0 ndaj Atletico Mineiros, papritur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në tokë.
Gazetari që po e intervistonte tentoi ta mbante në këmbë, ndërsa në ndihmë të futbollistit nxituan menjëherë pjesëtarët e stafit mjekësor. Pas ndërhyrjes së tyre, Paredes u përmirësua dhe arriti të largohej drejt dhomave të zhveshjes pa pasur nevojë për ndihmë. Më vonë, ai iu bashkua edhe festimeve të skuadrës.
Temperaturat e larta ndikuan në gjendjen e tij
Kushtet atmosferike në Barranquilla ishin veçanërisht të vështira gjatë finales. Temperaturat arritën deri në 32 gradë Celsius, ndërsa lagështia shkoi në 80%, duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e 90 minutave të lojës.
Paredes kishte shfaqur shenja lodhjeje edhe gjatë takimit dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, pasi nuk mund të vazhdonte me të njëjtin ritëm.
Trajneri i Boca Juniors, Rodolfo Arruabarrena, kishte vënë re shqetësimet e mesfushorit që përpara përfundimit të pjesës së parë. "Ai ndjeu marramendje drejt fundit të pjesës së parë. Në pushim u përmirësua disi, por pas dhjetë minutash në pjesën e dytë mund të shihje se po vuante", deklaroi trajneri.
Paredes qetëson tifozët: Ishte thjesht marramendje
Pas incidentit, vetë futbollisti reagoi përmes një postimi në Instagram, duke falënderuar të gjithë ata që u shqetësuan për gjendjen e tij. "Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Ishte thjesht një marramendje", shkroi Paredes, duke qetësuar tifozët pas pamjeve shqetësuese.
Një natë historike për Boca Juniors
Për Boca Juniors, kjo ishte një mbrëmje e veçantë, pasi triumfi 2-0 ndaj Atletico Mineiros në finalen e Copa Sudamericana i dha fund një pritjeje 18-vjeçare për një tjetër trofe ndërkombëtar. Skuadra argjentinase festoi trofeun e 19-të ndërkombëtar në historinë e saj, duke kaluar Independienten, që numëron 18 të tillë.
Për Paredes, i cili e nisi karrierën profesioniste pikërisht te Boca Juniors përpara se të transferohej në Europë në vitin 2015, ky sukses kishte një domethënie të veçantë. Një rikthim te trofetë me klubin ku hodhi hapat e parë, por që për pak u shoqërua me një moment dramatik jashtë fushës.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 11:00
GJERMANI - Bayern Munich vazhdon të rritet si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik. Gjatë asamblesë së përgj...
Sport
22 November 2026, 10:30
FRANCE - Paris Saint-Germain po shijon një nisje të jashtëzakonshme në Champions League, ku rezultatet pozitive po përkthehen edhe n&e...
Sport
22 November 2026, 10:20
SPANJE - Legjenda e tenisit spanjoll dhe botëror, Rafael Nadal, ka bërë hapin e radhës jashtë fushës së lojës duke u b&e...
Sport
22 November 2026, 10:00
SPANJE - Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar derbin e Seviljes mes Sevillas dhe Real Betisit. Shtëpia e futbollistit Rubén Var...
Sport
22 November 2026, 09:30
GJERMANI - Bayern Munich merr frymë i lehtësuar për gjendjen fizike të Michael Olise. Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha...
Sport
22 November 2026, 09:00
GJERMANI - AC Milan rrezikon të humbasë garën për një nga objektivat e tij kryesorë në sulm. Nicolò Tresoldi, i cili ...
Sport
22 November 2026, 08:30
ARGJENTINE - Boca Juniors rikthehet në majën e futbollit të Amerikës së Jugut. Skuadra argjentinase fitoi finalen e Copa Sudamericana ...
Sport
22 November 2026, 08:00
Flamengo feston titullin e 10-të të ligës
BRAZIL - Flamengo është kampion i Brazilit për herë të 10-të në hi...
Sport
22 November 2026, 07:45
FRANCE - Lajm i keq për Paris Saint-Germain dhe Désiré Doué. Sulmuesi francez ka pësuar këputje të ligamentit të ...
Sport
22 November 2026, 07:30
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon të fitojë, edhe në një periudhë të mbushur me lajme të këqija. Kampionët n&eu...