11 November 2026, 08:04
Nga E.d
Foto ilustruse
FIER- Një rrjedhje gazi në një furrë buke në lagjen “Afrim i Ri” në Fier ka vënë në rrezik jetën e një çifti bashkëshortor, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, pasi janë konstatuar në gjendje asfiksie. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në banesën e çiftit Kola, ku ata ushtronin edhe aktivitetin familjar të prodhimit të bukës.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e Janaq Kolës, rreth 60 vjeç, dhe bashkëshortes së tij drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, të dy bashkëshortët janë paraqitur në spital me shenja asfiksie, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor nën kujdesin e personelit shëndetësor.
Ende nuk dihen rrethanat se si është konstatuar rrjedhja e gazit dhe kush ka njoftuar fillimisht shërbimet e emergjencës. Megjithatë, ndërhyrja në kohë e ekipeve të urgjencës ka shmangur pasoja më të rënda për çiftin. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së gazit dhe rrethanat e plota të incidentit./Dosja.al
fier gaz spital
Aktualitet
11 November 2026, 07:30
E.d
Foto ilustruse
Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta, ...
Aktualitet
11 November 2026, 07:21
E.d
Foto ilustruse
Njëri nga operatorët celularë në vend mori në fund të tetorit autorizimin për përdorimin eksperimental ...
Aktualitet
11 November 2026, 07:18
E.d
Pamje
Qeveria synon të krijojë një platformë të re për transparencën e projekteve publike dhe ndjekjen e ankesave të q...
Aktualitet
11 November 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
Lindjet në Shqipëri ranë në 5,787 në tremujorin e tretë të vitit 2026, duke shënuar rënie prej 10....
Aktualitet
11 November 2026, 07:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Vendi ynë pritet të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesat...
Aktualitet
10 November 2026, 21:49
E. D
pamjet nga vendi i ngjarjes
SPANJË- Luka Beqiraj, është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në një aten...
Aktualitet
10 November 2026, 21:10
E. D
SPANJË- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz në Orihuela Costa të Spanjës, ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar s...
Aktualitet
10 November 2026, 20:51
E.M
SARANDË- Në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë është regjistruar një aksident mbrëmjen e k&eum...
Aktualitet
10 November 2026, 20:49
E. D
KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë. Lajmi është...
Aktualitet
10 November 2026, 20:29
E.M
TIRANË- Qeveria ka hartuar një projektligj si mburojë e pjesëmarrjes publike në cështjet me interes publik pas ashpërsimit t...