13 November 2026, 11:17
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar listën me 1818 dosje legalizimi të papërfunduara në Bashkinë e Lezhës, duke u bërë thirrje qytetarëve të interesuar të paraqiten pranë institucioneve përkatëse për të plotësuar të dhënat që mungojnë.
Sipas njoftimit të ASHK-së, bëhet fjalë për vetëdeklarime të kryera gjatë viteve 2005–2006, procedurat e të cilave nuk kanë përfunduar për shkak të vështirësive në kontaktimin e qytetarëve. Problematika lidhet kryesisht me adresat e pasakta ose të paplota të ndërtimeve informale, të cilat në formularët fillestarë janë shënuar vetëm me emrin e zonës, pa përcaktuar vendndodhjen e saktë të objektit.
Për këtë arsye, Kadastra u kërkon personave që identifikojnë emrin e tyre në listën e publikuar të paraqiten pranë njësive administrative përkatëse ose në Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Lezhë, për të përditësuar të dhënat e kontaktit dhe për të vijuar procedurat e legalizimit.
Institucioni sqaron se bashkëpunimi me qytetarët është i domosdoshëm edhe për identifikimin e ndërtimeve në terren dhe përcaktimin e datave të verifikimit. Distancat e konsiderueshme mes objekteve e bëjnë të vështirë kryerjen e këtyre kontrolleve pa orientimin e vetëdeklaruesve.
Lista e plotë me emrat e qytetarëve është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ndërkohë, të dhënat e institucionit tregojnë se deri në tetor 2026, në Bashkinë e Lezhës janë lëshuar 1487 vendime legalizimi, një shifër ndjeshëm më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025./Dosja.al
Kadastra Lezhë 1818 dosje
Aktualitet
13 November 2026, 11:05
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojë s. Reshjet e shiut d...
Aktualitet
13 November 2026, 11:04
G.M
foto ilustuese
TIRANË- Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit në edicionin e saj të dhjetë, duke sjellë kufizime në...
Aktualitet
13 November 2026, 11:03
Enkeleda Memisha
Shqipëria ka turizëm përgjatë gjithë vitit dhe këtë e tregon numri në rritje i turistëve të huaj dhe i bashka...
Aktualitet
13 November 2026, 10:51
I.A
TIRANË- Një nismë ligjore e qeverisë shqiptare në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë t&eu...
Aktualitet
13 November 2026, 10:47
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka kryer dy grabitje dhe një tentativë të tretë në të nj&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 10:40
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Procesi gjyqësor lidhur me një rrëmbim të parandaluar pothuajse rastësisht në Herne, në ambientet ...
Aktualitet
13 November 2026, 10:32
E.d
Kanabisi dhe eurot e sekuestruara
BELGJIKA- Autoritetet belge kanë zbuluar dhe shkatërruar tre plantacione me kanabis dhe kanë arrestuar gjasht...
Aktualitet
13 November 2026, 10:28
G.M
pamje
DIBËR- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), ka bllokuar dy raste të transportimit të lëndëve drus...
Aktualitet
13 November 2026, 10:23
E.d
Pamje nga arrestimi
VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme në Vlorë një 64-vjeçar, pasi ishte dënuar ë Itali, me 4 vje...
Aktualitet
13 November 2026, 10:15
E.d
Foto ilustruese
FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është dërguar me urgjencë në spital gjatë m...