LIVE UPDATES
Aktualitet

“200 lekë sufllaqja, i bie të bëhem vrasës me pagesë”, emigrantët e karantinuar në Gjirokastër në pikë të

17 April 2020, 13:37 Nga DOSJA
“200 lekë sufllaqja, i bie të bëhem vrasës me

SHQIPËRI– Emigrantët shqiptarë, që janë kthyer nëkohë karantinimi dhe sipas urdhërave të dhënë nga kryeministri Edi Rama janë futur në karantinë për 14 ditë, kërkojnë ndihmë nga qeveria. Ata deklarojnë se kanë pranuar që të strehohen në hotele me shpenzimet e tyre, sepse nuk kishin zgjedhje tjetër, por që tashmë nuk kanë para për të blerë as ushqim.

Në një lidhje telefonike në Report Tv, me gazetaren Aida Tancica, ata rrëfejnë se edhe pse në testet e bëra për Covid-19, kanë rezultuar negativë, duhet të vijojnë karantinimin por nuk kanë para.

Janë 22 shqiptarë që po qëndrojnë në hotel në Gjirokastër të karantinuar me detyrim që thonë se nuk po munden të përballojnë çmimet e ushqimit, pasi edhe sufllaqja ka shkuar 200 lekë.

Madje njëri deklaron se ka qenë në Itali për vizitë dhe më pas ka shkuar në Greqi. Pasi ka bërë 14 ditë karantinim në Greqi, ka ardhur në Shqipëri, ku duhet të bëjë të njëjtën gjë, por Pëllumb Kadiu, nuk ka më para.

“Një të ardhur këtu, më morën me këta më thanë bëj 14 ditë. Unë jam vetë i 4 familjar dhe kam dy fëmijë tek shtëpia dhe gruan dhe unë marr 40 mijë lekë të vjetra asistencë. Ku t’i marr ato lekë, të paguaj hotelit, të ha të pi. Kështu i bie të dal të bëhem vrasës me pagesë a diçka tjetër. Ai i fast food thotë 2 mijë lekë një sufllaqe e një sanduiç,”– thotë Kadiu.

Lino Veizaj, i ardhur nga Greqia tha se nuk ka më asnjë lekë për të blerë ushqime.

“S’kemi më as lek,ë asgjë. Edhe këtu që na bënin analizat na kanë dalë negativë, për çfarë na mbajnë këtu?”– shton ai.

Veizaj thekson më tej se qëndrojnë 1 ose 2 veta në një dhomë ku paguajnë 20 mijë lekë të vjetra nata, dhe se ushqimin e porosisin në Fast-Food përmes një numri që i kanë lënë autoritetet.

“Unë e pranova sepse ishte me kundërshtim, se thonin o do shkosh atje (në hotel), ose nuk kalon kufirin. Tani ne nuk kemi asnjë të ardhur, ku t’i marrim këto lekë.  Hotelin e kemi bërë kontratë 20 mijë lekë, i bie afërsisht 300 mijë lekë, ku kemi leke në, ne për hall vemi në Greqi. Ndodhemi 22 veta. Jemi të gjithë ne, jemi mbledhur në korridor, s’kemi lekë të hamë, familja nuk ka lekë të na dërgojë, ku të shkojmë. Vetëm këtu të shkallojmë të hidhemi nga kati i dytë, ku të shkojmë. Pse mos të rrimë në shtëpi tonë. Këtu ka nga Shkodra, nga Laçi.  Të na çojnë në shtëpi, të rrimë në shtëpinë tonë, pse të rrimë rrugëve, tani ne lekët na mbaruar. Ne kemi edhe 8 ditë, shtyhet këtu 8 ditë pa ngrënë.  Është ushtria poshtë, nuk lejohemi të dalim. Në dhoma jemi nga një nga dy veta. Sëmundja do të vijë nga që s’kemi çfarë të hamë, edhe vdekja do na vijë ngaqë s’kemi çfarë të hamë. Ne nuk jemi të sëmurë, pse të vdesim për të ngrënë. Kosto ditore vete 10 mijë lekë, një kafe do ta pish, porositë i bëjnë nëpër një Fast-Foodi, na dhanë një numër. Ai i fast foodit na i sjell, i japim lekët. Nga sot e mbrapa nuk kemi më çfarë të marrë.  Ne kur firmosëm thanë do paguani fjetjen ushqimet i jep shteti tre vakti. Rron robi me një bukë për 5 ditë,”- përfundon Veizaj.

Por ushqimi nuk është problemi i vetëm. Për një nga të riatdhesuarit është bërë kusht që të paguajë katër shtretër, duke paguar jo 7 euro në ditë, por plot 28 euro, sikur të ishte vetë i katërti.  Madje emigranti deklaron më tej se ka paguar katër bileta për të ardhur, pasi i kanë thënë që ta shkruajmë emrin e tij katër herë.

 “Unë udhëtoj vetëm, dhomat teke, dyshe e treshe janë të gjitha të zëna, kështu që pranova të prenotoj një dhomë katërshe. Por, kur kalova tek faza e prenotimit të fluturimit online, sipas kërkesave të qeverisë, në sajtin e Air Albania-s më kërkojnë të blej 4 bileta, aq sa janë shtretërit e prenotuar. Telefonova në Air Albania dhe më konfirmuan se kjo është procedura dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë: prenotova një dhomë katërshe, kështu që duhet të paguaj 4 bileta avioni. për të ardhur duhet të shkruaj emrin katër herë,”– tha emigranti në njëlidhje telefonike për Report TV, i cili preferon të mbetet anonim.

Një ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar mënyrën sesi do të bëhet riatdhesimi i shqiptarëve që kanë ngelur nëpër vendet e ndryshme të botës. Balluku tha se qytetarët që do të kthehen nga jashtë do të paguajnë 7 euro në ditë për ushqimin, ndërsa fjetjen do e paguajë shteti. Ministrja sqaroi gjithashtu se bileta e avionit ka kosto të ndryshme në varësi të vendit.

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres gjirokaster operacioni i riatdhesimit shqiptaret e bllokuar jashte durres gjirokaster operacioni i riatdhesimit shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...