LIVE UPDATES
Bota

33-vjetori i masakrës ndaj 30 mijë të burgosurve politikë në Iran, iranianët zhvillojnë demonstrata në Stokholm

24 August 2021, 16:09 Nga DOSJA
33-vjetori i masakrës ndaj 30 mijë të burgosurve politikë

SUEDI– Ditën e djeshme qindra iranianë nga e gjithë Suedia zhvilluan një demonstratë në Stokholm për të kërkuar llogaridhënie për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, veçanërisht për masakrën ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën. Pas fjalimeve të drejtpërdrejta dhe online nga personalitete të njohura lokale e ndërkombëtare, turma zhvilloi një marshim në qendër të Stokholmit.

Udhëheqësit e regjimit iranian, sidomos Lideri Suprem Ali Khamenei dhe Presidenti Ebrahim Raisi, u përmendën specifikisht si autorë të gjenocidit të 1988-ës. Pjesëmarrësit bënë thirrje për një hetim të pavarur nga ana e OKB-së lidhur me këtë ngjarje dhe e nxitën Suedinë që të luajë një rol kryesor në organizimin e këtij hetimi.

Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e opozitës Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), foli përpara turmës përmes një lidhjeje online.

“Ali Khamenei dhe bashkëpunëtorët e tij varën me mijëra të burgosur politikë në 1988-ën për ta ruajtur pushtetin e tyre. Me po të njëjtin brutalitet mizor, ata po vrasin qindra mijëra njerëz të pambrojtur sot në ferrin e koronavirusit, sërish për të mbrojtur regjimin e tyre,” pohoi zonja Rajavi.

“Prandaj ne e nxisim komunitetin ndërkombëtar që ta njohë masakrën ndaj 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit. Është e domosdoshme, sidomos për qeveritë europiane, që ta ndryshojnë politikën e mos-reagimit ndaj masakrës më të madhe ndaj të burgosurve politikë që nga Lufta e Dytë Botërore. Siç është deklaruar së fundmi në një letër të një grupi anëtarësh të Parlamentit Europian drejtuar kreut të politikës së jashtme të BE-së, paqësimi i regjimit iranian “bie në kontradiktë me angazhimet europiane për të mbrojtur dhe luftuar për të drejtat e njeriut.”

Në këtë demonstratë morën pjesë fizikisht ose online parlamentarë suedezë e skandinavë si dhe personalitete amerikane e europiane.

Patrick J. Kennedy, kongresmen amerikan (1995 –2011), dhe Znj. Ingrid Betancourt, ish-senatore dhe kandidate presidenciale nga Kolumbia, e cila dikur ka qenë e marrë peng, folën virtualisht në këtë tubim.

“Sot familjet e viktimave të 1988-ës kërcënohen vazhdimisht në Iran. Ekspertët e OKB-së për të drejtat njerëzore kanë shprehur gjithashtu alarm lidhur me shkatërrimin e varreve masive. Mullahët nuk duan të lënë asnjë provë për krimet për të cilat ne po kërkojmë drejtësi. Dhe sot, posti më i lartë i pushtetit në Iran është zënë nga një autor i këtyre krimeve,” tha ish-kandidatja presidenciale nga Kolumbia.

“Pas Holokaustit thamë se nuk do t’i shihnim më kurrë këto krime kundër njerëzimit, por prapë i kemi parë. Arsyeja është se, si komunitet ndërkombëtar, ne nuk jemi ngritur për t’i dënuar këto krime,” pohoi Patrick Kennedy.

Përfaqësues të komuniteteve iraniane nga vende të tjera skandinave morën pjesë gjithashtu në këtë demonstratë.

Kjo demonstratë u zhvillua në të njëjtën kohë me gjykimin e Hamid Noury, njërit nga autorët e masakrës së 1988-ës, aktualisht i burgosur në Stokholm. Seancat gjyqësore do të vazhdojnë për disa muaj, dhe një numër i madh ish të burgosurish politikë iranianë do të dëshmojnë kundër regjimit në gjyq.

Kjo demonstratë përkujtoi 33-vjetorin e masakrës së 1988-ës, në të cilën 30,000 të burgosur politikë u vranë me urdhër të një fetva-je nga Khomeini. Mbi 90 përqind e viktimave ishin anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Çfarë ka ndodhur në 1988-ën:

Në 1988-ën, Ruhollah Khomeini, lideri suprem i atëhershëm i regjimit iranian, nxori një fetva ku jepej urdhër për ekzekutimin e të gjithë të burgosurve muxhahedinë, të cilët refuzonin të pendoheshin. Mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica dërrmuese e të cilëve ishin anëtarë të MEK, u masakruan brenda pak muajsh. Viktimat u varrosën në varre masive të fshehta.

Ebrahim Raisi, presidenti aktual i regjimit iranian, ishte njëri nga katër anëtarët e “Komisionit të Vdekjes” në Teheran. Ai ka dërguar për varje mijëra muxhahedinë në 1988-ën.

Nuk është bërë kurrë një hetim i pavarur nga OKB mbi këtë masakër. Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International tha në një deklaratë më 19 qershor 2021: “Fakti që Ebrahim Raisi është ngritur në postin e presidentit në vend që të hetohet për krime kundër njerëzimit është një kujtesë e zymtë që pandëshkueshmëria ka pushtet absolut në Iran.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta e iranianeve protesta e iranianeve

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...