https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
36 mijë euro të investuara për pension/ SKEDA e pasurisë së Mirela Kumbaros, ish-ministrja zotëron pasuri familjare me vle
19 January 2021, 13:04Nga DOSJA
Mirela Kumbaro u zgjodh ministre e Kulturës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e ushtroi detyrën deri në ndryshimet qeveritare të dhjetorit 2018, kur u zëvendësua nga Elva Margariti.
Mirela Kumbaro u përfshi në politikë pas një karriere të gjatë akademike si përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projektet ndërkulturore dhe programet kërkimore universitare.
Kumbaro është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988. Ajo mban titullin “Profesore e Asociuar”, e fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009, ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sorbonne – Nouvelle, në Paris, Francë.
Znj. Kumbaro është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Mirela Kumbaro nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Mirela Kumbaro zotëronte pasuri familjare me vlerë 61.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 72.7 milionë lekëve.
Pasuria familjare e Znj. Kumbaro përbëhet nga likujditete bankare prej 43.9 milionë lekësh, pasuri e paluajtshme prej 23. 6 milionë lekësh dhe asete të tjera në vlerën e 5 milionë lekëve.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.1 milionë lekë, ku gati 57% burojnë nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 22% kanë si burim pagën e Znj. Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se Znj. Kumbaro ka investuar prej vitit 1991 në një fond pensioni, i cili kap vlerën e rreth 36 mijë eurove në fund të vitit 2018.
Marrë nga Reporter.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-dymbëdhjetë-milje në Perëndim. Bëhet fjalë për detin midis Greqisë dhe Italisë. Miratimi i parlamenta...
DURRËS– Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, një vit më parë, në zonën e plazhit në Durrës ende nuk kanë një konfirmim nëse banesat e...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një shkrimi në ‘facebook’ për takiminq ë zhvilloi ditën e djeshme në Orikum, aty ku u takua me banorët. M...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë konferenës për gazetarët se borxhi nuk rrezikon stabilitetin financiar. Gjatë konferencës Ministrja Anila Dena...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarët përballë selisë blu zbuloi se sot ka zhvilluar një takim online me përfaqësu...
TIRANË -Kreu i qeverisë ‘qetësoi’ qytetarët duke thënë se për sa kohë ai do jetë në krye të qeverisë do të jemi të mirëpërfaqësuar me BE dhe me gjithë botë...
TIRANË– Dozat e vaksinave anti-COVID nuk do të vijnë edhe këtë javë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama, i cili “fajësoi” shtyrjen e afatit nga a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar letrën e ambasadës franceze në Shqipëri, pas deklaratës së tij lidhur aneksimin e rajonit të Ballkanit Perëndim...
Politike19 January 2021, 11:11
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Fjorela Beleshi gjatë një video-konferencë në Kryeministri. Gazetarja e ka pyetur lidhur me letr...