https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Ajo që shihni në foto është hiri i tij”/Rrëfimi i trishtë i italianes që jeton në Durrës: Humba babain nga COVID,
8 May 2020, 10:50Nga DOSJA
Durrës- Roberta Zaninoni është një prej qindra italianëve që periudhën e pandemisë së koronavirusit, e kalon në Durrës, qytetin që ju bë si një shtëpi e dytë. Roberta, nënë e një vogëlusheje nuk do ta kish marrë kurrë me mend se takimi me prindërit në Bergamo, vendlindja e saj do ishte edhe takimi i fundit me babain e saj 71-vjecar. Pandemia i mori babain në 13 mars dhe Roberta e pati krejtësisht të pamundur që të ishte fizikisht pranë familjes së saj. Por nga matanë Adriatikut, nga Durrësi ku jeton me bashkëshortin, vajzën dhe familjen e tij, ajo i ndez një qiri babait, i cili në 1 maj kishte ditëlindjen. Në një intervistë për News24 Roberta thotë se “prej 2 muajsh është karantinuar në Durrës dhe thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama e kapi në kohë situatën dhe mori masat e duhura. “Ne dalim vetëm për emergjencat dhe për shpenzimet nga shtëpia. Qëndrimi në shtëpi me vajzën nuk është i lehtë. Por vajza po merr mësimet online. Këtë kohë ne si prindër po ja kushtojmë familjes sonë.”, tha ajo.
Roberta kujton humbjen e të atit në spitalin Alzano të Bergamos. “Babai im ka vdekur në 13 mars dhe gjithçka ishte e mbyllur e nuk mund të shkonim në Itali. Kur na erdhi lajmi nuk mund të bënim as funeral dhe asgjë tjetër se nuk mund të lëviznim. Nuk e di kur do shkoj në Itali për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ajo që shihni në foto janë hiri i tij. Ende e kemi në shtëpi sepse ende nuk kemi arritur ta bëjmë një varrim siç e meriton. Qiriri mbetet i ndezur çdo ditë dhe çdo mbrëmje dhe bëjmë një lutje për të dhe për të gjithë të vdekurit.”, pohoi ajo.
Roberta dhe bashkëshorti i saj italian prej 6 vjetësh jetojnë në Durrës. Në Durrës i kanë mirëpritur dhe ai është kthyer në shtëpinë e saj të dytë. Familja e bashkëshortit gjithashtu jeton në Durrës. “Edhe vjehrra, madje edhe stërgjyshja nga bashkëshorti janë dashuruar me qytetin e Durrësit. Ato më ndihmojnë me vajzën dhe jetojmë së bashku. Bashkëshorti është i pari biznesmen që solli pemën e Paulanies dhe merret kryesisht me agrikulturë.”, tha ajo. Roberta ka hapur një qendër estetike dhe ajo thotë se shqiptaret na kanë përkrahur. “Ndjehemi qetë e jemi mirë në këtë qytet.”, përfundoi ajo.
Tiranë- Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një postim në Facebook, ka falëndenderuar ministren e Arsimit, Besa Shahini për vendimin e shtyrjes së...
TIRANË- Gjykata e Posacme refuzoi kërkesen e Armando Pezakut për t’u gjykuar veçmas për trafikimin e 613 kilogram kokainë në Shqipëri. Pezaku është ...
Aktualitet 8 May 2020, 09:35
DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra nëndrejtori i këtij institucioni, Leonard Kadrimi bashkë me njërin ng...
TIRANË– I jepet lamtumira e fundit, piktorit dhe arkitektit Maks Velo. Siç duket edhe nga fotoja për në banesën e fundit e ka përcjellë e motra, dis...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qënë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së piktorit dhe arkitektit, Maks Velo. Gjatë ceremonisë, ai ka...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë të shumëkërkuarin Edison Canaj, 34 vjeç, i cili po tentonte të vidhte një automjet në rrugën “Besim...
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë foli sot përveç rasteve të reja edhe për numrin e testimeve, analizat serologjike si dhe ekzaminimin e popullatës. Eugen...
Aktualitet 8 May 2020, 09:15
Tiranë- Së fundmi operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit, me qëllimin që edhe të huaj të vijnë pë...
Tiranë- Auron Tare ka deklaruar se për vdekjen e Maks Velos shumë njerëz shprehën “dhimbjen” e tyre dhe bënë teatër nëpër rrjetet sociale apo edhe në televizone...