Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas hetuesve, operacioni ka zbuluar një rrjet që siguronte mjete lundruese për organizata kriminale të Evropës Lindore dhe Ballkanit, ndërsa hetimi vijon nën drejtimin e Gjykatës Kombëtare spanjolle.
SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2.1 tonë kokainë në një velierë dhe kanë arrestuar katër anëtarë të ekuipazhit, mes tyre një shqiptar. Operacioni, i koduar “Doncella”, u zhvillua nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore me mbështetjen e agjencive ndërkombëtare. Në velierë u gjetën 70 pako me kokainë, ndërsa të arrestuarit janë shtetas nga Argjentina, Uruguai, Kolumbia dhe Shqipëria.
Hetimet nisën në shkurt pas dyshimeve për përdorimin e velierës në transportin e drogës drejt Evropës. Përveç katër personave të kapur në det, autoritetet kanë arrestuar edhe një shtetas kilian në Spanjë dhe pritet të ketë arrestime të tjera. Sipas hetuesve, operacioni ka zbuluar një rrjet që siguronte mjete lundruese për organizata kriminale të Evropës Lindore dhe Ballkanit, ndërsa hetimi vijon nën drejtimin e Gjykatës Kombëtare spanjolle.
Përtej kapjes së këtij veliere me pothuajse 2.100 kilogramë kokainë, hetuesit kanë mundur të zbërthejnë “modus operandi”-n e këtij grupi kriminal, të specializuar në transportimin e lëndëve narkotike me mjete lundruese rekreative me vela dhe që u ofronte shërbimet e veta organizatave të ndryshme kriminale të Evropës Lindore dhe Ballkanit. Operacioni konfirmon praninë gjithnjë e më të madhe të organizatave të narko-trafikantëve nga Lindja në territorin spanjoll.
Artikulli i plotë nga ABC
Narko-trafikantët shqiptarë janë gjithmonë e më shumë të pranishëm në Spanjë.
Gadishulli Iberik tashmë është një nga qendrat e tyre të preferuara të operacioneve për futjen e kokainës në Evropë. Dhe goditja e fundit e madhe ndaj trafikut të pluhurit të bardhë, me sekuestrimin e 2.100 kilogramëve të kësaj substance në një velierë rreth 400 milje nga bregu i Galicisë, ka bërë të mundur, përtej këtij sekuestrimi të rëndësishëm, edhe shkatërrimin e një rrjeti që furnizonte me mjete lundruese organizatat kriminale të Lindjes.
Sa i përket kapjes së drogës, ishte Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore në Spanjë, konkretisht anija e tij “Petrel I”, që kreu ndërhyrjen ndaj velierës dhe arrestoi katër anëtarët e ekuipazhit.
Si anija e kapur, ashtu edhe droga dhe katër të arrestuarit u dërguan këtë të hënë në portin e Vigos. Prej aty, të arrestuarit do t’i dorëzohen Gjykatës Kombëtare, e cila drejton hetimin.
Hetimet, që më vonë morën emrin operacioni “Doncella”, nisën në muajin shkurt, kur Njësia e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Geronës, bazuar në informacione të inteligjencës, mësoi se në një port të zonës ndodhej një velierë me gjatësi nga 13 deri në 15 metra, e cila mund të kishte marrë pjesë pak më parë në një transport droge në zonën kufitare mes Spanjës dhe Francës.
Duke u nisur nga kjo pistë, agjentët identifikuan një velierë të tipit “sloop”, me flamur polak, mbi të cilin përqendruan menjëherë vëmendjen për shkak të karakteristikave të saj.
Dhe kishte edhe një element tjetër që shtonte dyshimet mbi anijen: personi, që dukej se ishte pronari i saj, kishte gjithashtu precedentë për vepra penale të vjedhjes dhe grabitjes me dhunë.
Veliera u lokalizua konkretisht në portin e Roses, në Gerona, në muajin qershor.
Që nga ai moment, agjentët e përqendruan hetimin te anija dhe kërkuan informacion për të nga autoritetet polake. Përmes Qendrës së Inteligjencës kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar (CITCO), kërkuan të dhëna mbi pronësinë e anijes.
Disa ditë më vonë, konkretisht më 11 korrik, veliera u largua nga porti katalanas. Dhe e bëri këtë pa aktivizuar sistemin e lokalizimit AIS, përdorimi i të cilit është i detyrueshëm gjatë lundrimit. Pa dyshim, ky ishte edhe një element tjetër që shtonte dyshimet mbi anijen.
400 milje larg
Gjurmët e anijes u humbën, por falë bashkëpunimit me NCA-në britanike dhe DEA-n amerikane, anija e operacioneve speciale “Petrel I”, e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore, arriti ta lokalizonte në mënyrë elektronike gjatë orëve të para të mëngjesit të 14 shtatorit, rreth 400 milje nga bregu i Galicisë.
Ishte momenti për ta kapur.
Gjatë ndërhyrjes, agjentët e Doganave konstatuan se veliera transportonte një sasi shumë të madhe pakosh. Në total ishin 70 pako, që së bashku arrinin në pothuajse 2.100 kilogramë kokainë.
Agjentët arrestuan katër anëtarët e ekuipazhit: një argjentinas, një uruguaian, një kolumbian dhe një shqiptar.
Ky i fundit, sipas hetuesve, ushtronte rolin e “noterit” të narko-trafikantëve të Lindjes që do të merrnin ngarkesën.
Me fjalë të tjera, funksioni i tij ishte t’u garantonte njerëzve të tij se i gjithë operacioni po zhvillohej sipas planit.
Rrjeti në tokë
Paralelisht, ndërsa “Petrel I” po tërhiqte narko-velierën drejt portit të Vigos, me të arrestuarit dhe drogën në bord, agjentët përfunduan goditjen policore në tokë me arrestimin e një personi tjetër, shtetas kilian dhe banues në provincën e Geronës. Sipas autoriteteve, ky person ishte përgjegjës për gjetjen e mjeteve lundruese me karakteristika të caktuara për mafiet e Lindjes.
Në çdo rast, priten edhe arrestime të tjera. Kështu, Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore parashikon në ditët në vijim arrestimin në tokë të një personi tjetër, shtetas spanjoll dhe banues në Barcelonë. Sipas hetuesve, ai do ishte përgjegjës për ruajtjen e mjeteve lundruese dhe për të zbuluar nëse autoritetet po afroheshin drejt tyre.
Për më tepër, agjentët nuk përjashtojnë mundësinë e arrestimeve të tjera, pasi hetimi është ende i hapur dhe nën drejtimin e Gjykatës Kombëtare.
Përtej kapjes së këtij veliere me pothuajse 2.100 kilogramë kokainë, hetuesit kanë mundur të zbërthejnë “modus operandi”-n e këtij grupi kriminal, të specializuar në transportimin e lëndëve narkotike me mjete lundruese rekreative me vela dhe që u ofronte shërbimet e veta organizatave të ndryshme kriminale të Evropës Lindore dhe Ballkanit.
Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore ka dashur të theksojë bashkëpunimin e ngushtë me Drejtorinë e Inteligjencës dhe Hetimeve të Doganës franceze (DNRED), si dhe mbështetjen e Qendrës së Inteligjencës kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar (CITCO) dhe të Qendrës së Analizës dhe Operacioneve Detare në fushën e Narko-trafikut (MAOC-M).
Derisa hetimi të përparojë dhe të bëhen të njohura të gjitha detajet e tij, ajo që është e qartë është se operacioni “Doncella” konfirmon praninë gjithnjë e më të madhe të organizatave të narko-trafikantëve nga Lindja në territorin spanjoll.
Në disa raste, në bashkëpunim me trafikantë vendas dhe, në raste të tjera, me mbështetje shumë më të kufizuar dhe duke vepruar pothuajse në mënyrë të pavarur./Dosja.al
Ulian Shpataraku TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë shpalljen e ven...
Bashkia Klos KLOS- Një urë e cila u ndërtua 10 ditë më parë në Kols është shembur me shirat e para të vje...
Foto ilustruse Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankesën për tenderin e stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, duke i l...
Ergys Agasi TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për nesër ...
Foto ilustruse KAMËZ- Atenati i ndodhur në Sarandë ka vënë në lëvizje forcat RENEA, të cilat kanë zbarkua...
Hysni Patushi TIRANA- 68-vjeçari Hysni Patushi i cili vrau gruan e tij me thikë dy ditë më parë është lën&eu...
Artan Myrtaj SARANDA- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar shkrirjen e zinxhirit drejtues në policinë e Sarandës. Ky...
Foto ilustruse ITALI- Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar të gjetur pa jetë më 8 shtator në...
Lavdije Isteri ITALI- Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Lavdije Isteri, 42 vjeçe, me origjin...
KOSOVA- Studentët e universiteteve të Kosovës kanë nisur marshimin nga Qendra e Studentëve në Prishtinë. Kjo protest&...