4 September 2026, 10:21
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj kanë bërë kërkesë në Prokurorinë e Posaçme për ta takuar në paraburgim. Mësohet se kërkesa në SPAK e avokatëve lidhet me finalizimin e aplikimit të Veliajt për në GJEDNJ.
Avokatët e huaj synojnë kështu të çojnë çështjen e arrestit të kryebashkiakut në Gjykatën e Strasburgut.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
4 September 2026, 09:09
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen italiane Giorgia Meloni, pasi sot është bërë qeveria më jetëgj...
Politike
3 September 2026, 22:55
E. D
KOSOVË- Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi...
Politike
3 September 2026, 22:42
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas mbylljes së mbi 200 profileve në Instagram që pasqyronin protest...
Politike
3 September 2026, 19:59
I.A
Perplasja
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë nesër, më 4 shtator 2026, në dhomë këshillimi, ...
Politike
3 September 2026, 19:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve se qeveria ka bllokuar 200 llogari në rrjete sociale që kanë pasqyru...
Politike
3 September 2026, 18:02
G.M
Ferit Hoxha dhe Marta Kos
DUBLIN- Ministri për Evropën dhe Punët e jashme Ferit Hoxha pas takimit me Komisioneren e Bashkimit Evropian ...
Politike
3 September 2026, 18:01
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat, ka ngritur shqetësimin për situat&eum...
Politike
3 September 2026, 17:05
G.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar për sulmin ndaj llogarive të përdoruesve n&eu...
Politike
3 September 2026, 17:15
E. D
Andis Salla
ROSKOVEC- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Roskovec aplikacionin e ri LIS, Sistemi i Informa...
Politike
3 September 2026, 14:37
I.A
Erion Veliaj
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku jan...