30 January 2024, 08:04
Nga r.ll
muharrem zhaboli
TIRANË- Babai i Jetnor Zhabolit, Muharrem Zhaboli, ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë, ku djali i tij kishte izoluar në shtëpi nënë, gruan dhe fëmijët dhe i monitoronte vazhdimisht.
Në një intervistë për "Opinion", Muharrem Zhaboli u shpreh se kamerat u vendosën në mirëkuptim me familjen dhe me gruan.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte dijeni për letrat e lamtumirës që nusja e djalit kishte shkruar dhe tregoi se ajo kishte qenë e rënduar psikologjikisht.
Pjesë nga intervista:
Muharrem Zhaboli: E kanë bërë bashkëbisedë, për ta siguruar shtëpinë se ne ikim andej. Vendosim disa kamera, se po na hapin derën e po na bëjnë ndonjë gjë, për siguri. Edhe vendosëm bashkërisht.
Gazetarja: Pra, ju po thoni që ka qenë edhe bashkëshortja dakord për vendosjen e kamerave?
Muharrem Zhaboli: Shumë dakord ka qenë.
Gazetarja: Po si është e mundur që në polici bashkëshortja, kur është pyetur, ka thënë që “unë kam qenë e izoluar” dhe ka pasur dhe dy letra që ka tentuar të vrasë veten. Si është puna e letrave?
Muharrem Zhaboli: Për letrat e kam pyetur unë, unë nuk di asgjë fare për letrat, por ajo ka qenë e rënduar psikologjikisht. E donte shumë. Edhe ai ishte i ngarkuar psikologjikisht.
Babai i Jetnor Zhabolit gjithashtu tregoi se djali kishte nevojë për një vizitë tek psikiatri, por nuk morën asnjë mjek, pasi nuk donin ta përkeqësonin gjendjen e tij apo ta acaronin më tepër.
Gazetarja: Ju mendoni që ai kishte nevojë për një vizitë psikiatrike?
Muharrem Zhaboli: Unë mendoj që ai kishte nevojë. Të tre ne e mendojmë këtë punë, bashkë edhe me prindërit e asaj, e nuses.
Gazetarja: I kishit konsultuar me krushqit?
Muharrem Zhaboli: Ishim konsultuar.
Gazetarja: Po pse nuk morët asnjë hap për shembull, nuk ju shkoi në mendje që mund të merrnit një mjek, të merrnit policinë, të merrnit ambulancën?
Muharrem Zhaboli: Po s’e bënim dot atë se thamë ne mos ta acaronim më shumë, e bëjmë më keq. Kështu mendojmë ne tani, se nuk e dimë gjë ne. Ka qenë problem i një viti, një vit e gjysmë se ky ka ardhur duke u rënduar.
Gazetarja: Ka ardhur duke u rënduar në këtë një vit?
Muharrem Zhaboli: Po, ka ardhur duke u rënduar. Realisht duke u rënduar, por gjithmonë ne ecnim me atë mendimin që ky do të reflektojë.
jetnor zhaboli muharrem zhaboli
Aktualitet
30 January 2024, 07:46
r.ll
muharrem zhaboli
TIRANË- Muharrem Zhaboli, babai i 35 vjeçarit i cili pak ditë më parë u raportua se kishte “ngujuar&rdquo...
Aktualitet
30 January 2024, 07:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria u vlerësua në vitin 2023 me një pikë më shumë se vitin e mëparshëm n&eu...
Aktualitet
30 January 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qarkullimi i masave ajrore më origjinë kontinentale do të diktojnë motin në vendin tonë duke sje...
Aktualitet
29 January 2024, 22:30
h.k
Foto ilustruse
TIRANË-Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Itali, i ka dhënë me qira banesën e saj, 2...
Aktualitet
29 January 2024, 22:20
h.k
Foto ilustruese
FIER-Në Fier më mirë të mos sëmuresh sepse autoambulancat e qytetit nuk të ofrojnë asgjë, madje m&...
Aktualitet
29 January 2024, 22:06
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Fredi Belerit iu rrëzua kërkesa në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për të dalë ng...
Aktualitet
29 January 2024, 21:48
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me rastin e 35-vje&ccedi...
Aktualitet
29 January 2024, 19:30
h.k
Foto ilustruese
TOPOJAN-Rrëshqet dheu në fshatin Xhaferaj, në Topojan rrezikon të shemb edhe një banesë. Sipas informacionev...
Aktualitet
29 January 2024, 16:58
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 50-vjeçar me inicialet I. A, banues në Vlorë, është proceduar penalisht në gjendje të ...
Aktualitet
29 January 2024, 16:54
M.B
LEZHA- Disa të rinjë janë konfliktuar sot në Lezhë, konflikt ky që ka pasuar me plagosjen e dy prej tyre. Dyshohet rasti n&...