8 May 2025, 09:42
Nga r.ll

TIRANË- Është publikuar fotoja e tre shqiptarëve të përfshirë në ngjarje të rënda kriminalë dhe të cilët u arrestuan në Dubai. Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika pritet të ekstradohen në Shqipëri, ndërsa konsiderohen si përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela. Ata e ndihmuan këtë të fundit t'i fshihej drejtësisë duke i krijuar dhe kushtet e nevojshme për jetesë.
Ervis Daka, 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Daka ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin një person për lëvizjet e tij dhe ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e një personi tjetër. Gjithashtu ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, Talo Çelës.
Maksim Koçi, 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Koçi ka marrë pjesë në dy vrasje dhe ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e dy të tjerëve. Ai ka ndihmuar Çelën për tu fshehur.
Ado Xhika, 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar Çelën duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë dhe ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e tij.
maksim koci ervis daka ado xhika
Aktualitet
8 May 2025, 08:56
r.ll
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se janë administruar 123 materiale kallëzuese për krime zgjedhore, ku 35 prej tyr...
Aktualitet
8 May 2025, 08:56
N.F
Foto
TIRANË- Policia ka dalë ditën e sotme me një njoftim në lidhje me planin dhe masat që do të merrën në kua...
Aktualitet
8 May 2025, 08:53
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore në ...
Aktualitet
8 May 2025, 08:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminalë janë arrestuar në D...
Aktualitet
8 May 2025, 07:12
N.F
Foto
TIRANË- Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësi...
Aktualitet
7 May 2025, 22:54
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur sot në parlamentin italian për çështjen e emigrantëve...
Aktualitet
7 May 2025, 22:54
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Pasi autoritetet e Kosovës mbyllën gjatë një viti e gjysmë të fundit dhjetëra institucione ...
Aktualitet
7 May 2025, 21:47
M.L
Foto nga emisioni
TIRANË- Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan ka të bëjë me nj...
Aktualitet
7 May 2025, 21:40
M.L
TIRANË- Leni Shuteriqi është një 82-vjeçare që vuan nga demenca progresive. Gjendja e saj është shfrytëzuar p&e...
Aktualitet
7 May 2025, 21:27
M.L
Foto ilustruese
ELBASAN- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e një sherri të ndodhur në Elbasan disa çaste më par&eum...