21 November 2022, 11:11
Nga a.l
Banorët në Lezhë
LEZHË- Lumi në fshatin Gjadër ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive gjatë ditës së djeshme në vend, duke lënë të izoluara në banesa disa familje. Një banor i fshatit tregon se prej 2 vitesh preken nga përmbytjet. Një banor në fshatin Gjadër të Lezhës ka treguar se prej 2 vitesh preken nga përmbytjet. Ai kërkoi që shteti të ndërhyjë për mbylljen e shtegut pasi hyn uji nga Kaskada e Drinit.
"Ka filluar që në darkë, ishte ora 20:00 kur nisi ndërsa rreth orës 02:00 të natës erdhi në këtë masë. Garazhin e ka çuar dëm. Është e treta herë që kemi përmbytje. Nuk e di nga vjen. Ndoshta nga Kaskada e Drinit mbrapa. Hyn uji nga fqinja këtu. Nëse vazhdon me këtë ritme, për 1 orë, uji hyn brenda në shtëpi. Në vitin 2002 janë përmbytur, kam pasur 70 cm brenda. Familjarët nuk mund të dalin, nuk mund të lëvizin. Vetëm unë që kam çizme. Duhet t’i marr në shpinë, t’i çoj te stalla e lopëve dhe kaq. Kërkoj ta menaxhojnë ujin, ta mbyllin shtegun atje mbrapa. Edhe vjet jemi përmbytur, edhe këtë vit. Është bërë zinxhir", tha banori.
Lezhë ka qenë një nga zonat më të prekura nga moti i keq. 15 banesa janë përmbytur në fshatin Gjadër, 5 banesa në Zojs dhe 3 në Kakarriq. Ndërkohë, nën ujë janë sipërfaqe të mëdha toke në Mabe, Piraj, Gjadër dhe Torovicë. Ura në fshatin Zojsit është e pakalueshme. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati dhe vërshon në zonën e banuar. Është bllokuar rruga Gjadër-Zojz dhe shumë banesa janë rrethuar nga uji./ Dosja.al
Aktualitet
21 November 2022, 11:01
a.l
Siri Kodra
TIRANË- Ndonëse ishte një nga vendet më pak të prekura nga reshjet e shiut ditën e djeshme, zona e Siri Kodrë...
Aktualitet
21 November 2022, 11:05
F.M e.k
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka verifikuar ditën e sotme tre kandidatë...
Aktualitet
21 November 2022, 10:52
F.M
Vera Myrtaj
ITALI- Flonino Mërkuri, 23 vjeç është partneri i Vera Myrtajt (Mynevere Karabollaj) bashkë me të cilën mb...
Aktualitet
21 November 2022, 10:42
a.l
foto ilustruese
DURRËS- Banorët e prekur nga përmbytjet në Durrës shprehen se ky nuk është viti i parë që ata ...
Aktualitet
21 November 2022, 10:15
I.A
Pamje nga permbytjet
SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Situata më problematike paraqitet në B...
Aktualitet
21 November 2022, 10:30
F.M
Vera Myrtaj
ITALI- Gruaja që po shikoni në foto është Vera Myrtaj (Mynevere Karabollaj), 38-vjeçarja që u vra nga ish-partn...
Aktualitet
21 November 2022, 10:18
a.l
Vermosh
SHKODËR- Teksa situata në disa qarqe të vendit vijon të jetë alarmante nga përmbytjet masive si pasojë e reshjev...
Aktualitet
21 November 2022, 10:24
e.k
Momenti kur Policia nxjerr nga makina babë e bir
SHKODËR- Pas 16 orësh kërkime Policia ka arritur të gjetjë e të nxjerr&...
Aktualitet
21 November 2022, 10:14
e.k
Astrit Terolli
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën 'arrest me burg' Astrit Terollin, 55-vjeçarin që pë...
Aktualitet
21 November 2022, 10:01
a.l
Qytetarët në Shkodër
SHKODËR- Me varka dhe lopata këto janë pamjet që vijnë nga Shkodra, ku banesat ndodhen ende n&...