LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita e 66-të e protestës/ Aktivisti: Reforma e re territoriale zhbën rolin e qytetarit në demokraci

Duke folur për reformën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive, aktivisti tha se qeveria pretendoi se do bënte reformën për të ulur administratën dhe shpenzimet, por e vërteta është se ato janë rritur.

4 August 2026, 20:30 Nga E.d
Dita e 66-të e protestës/ Aktivisti: Reforma e re
Aktivisti

TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Një aktivist tha se protesta i ka hapur probleme serioze qeverisë së Edi Ramës.

Duke folur për reformën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive, aktivisti tha se qeveria pretendoi se do bënte reformën për të ulur administratën dhe shpenzimet, por e vërteta është se ato janë rritur.

Më tej, ai theksoi se qytetarë nuk i marrin dot shërbimet e tyre sepse taksat janë të larta. Sipas tij, kjo reformë vetëm sa grumbullon pushtet politik te qeveria dhe Rama dhe nuk bën asgjë më shumë sesa zhbën rolin e qytetarit në demokraci.

Aktivisti: Nga sheshi i protestës para Kryeministrisë vijojmë ditën e 66 të rezistencës së shqiptarëve kundrejt autokracisë së Edi Ramës. Për 66 ditë i keni dhënë shoqërisë një leksion qytetarie. Dhe përderisa kërkojmë rezolucion, revolucioni është bërë. Kush e mendonte para 66 ditësh se qytetarët do qëndronin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe nuk do largoheshin nga bulevardi. Dorëheqje. Fakti se protesta ka qenë në shesh dhe njerëzit në bulevard, duket se i ka hapur probleme serioze qeverisë së Edi Ramës. Atë që e kishte menduar si vendim normal dhe pa pasoja, duket se ia ka prishur pushimet këtë verë.

Në të gjitha qytetet që ka propozuar që bashkitë të mbyllen e t’i vihet kyçi, ka parë protesta kundër këtij vendimi. Pse ndodhi në këtë moment kjo reformë, për çfarë po përgatiten këta. Në fakt nevoja është që pushteti lokal të grumbullohet gjithnjë e më shumë në pak duar. Dikur ishin 65 bashki dhe 309 komuna. Me vendim të qevrisë Rama ky pushtet vite më parë u grumbullua në dorën e 61 personave dhe ai donte që ta grumbullonte në akoma më pak duar dhe ka vendosur ta grumbullojë tani në 46 duar. Tani një përfaqësues vendor do përfaqësojë 50 mijë banorë, e kuptoni se sa larg është zyrtari nga banori?

Me çfarë argumenti e ka bërë reformën qeveria në 2014 dhe tani në 2026. Thonë se barra financiare është e madhe dhe duhet ulur. Ta marrim të mirëqenë. Kur kishte 309 komuna e 5 bashki më shumë, administrata publike ishte 160 mijë persona, tani është 180 mijë persona. Çfarë ndodhi me to, kur duhej që administrata të tkurrej dhe jo të rritej. Imagjinoni, kemi administratë publike të fryrë, kurse shumë qytetarë nuk i marrin dot shërbimet e tyre sepse taksat janë të larta. Pra kjo reformë vetëm sa grumbullon pushtet politik te qeveria dhe Rama. Kjo reformë nuk bën asgjë më shumë sesa zhbën rolin e qytetarit në demokraci. Ndaj mbështetje të plotë bashkive dhe qytetarëve që e pësojnë nga kjo reformë dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të heq dorë nga kjo reformë administrative.

Reforma do bëhet, por që ta afrojë qytetarin me bashkinë dhe jo ta largojë, ta afrojë me vendimmarrja dhe zgjidhja dhe jo ta largojë. Kjo do të vijë vetëm pasi kryeministri dhe qeveria e tij të jetë dorëhequr. Ndaj kërkojmë nga ky shesh si ditën e parë: Dorëheqje./Dosja.al

aktivisti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin