25 August 2026, 13:28
Nga G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Forcat policore kanë bërë të mundur neutralizimin e një konflikti të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Laprakë ndërmjet dy personave.
Sipas njoftimit të policisë, njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qënë i armatosur. Ai ka goditur me qytën e pistoletës që mbante pa leje 47-vjeçarin Arben Merkaj banues në Laprakë. Policia ka arritur të arrestoj në flagrancë 37-vjeçarin Indrit Kallari, si dhe është bërë sekuestrimi i armës së zjarrit së bashku me krehrin dhe fishekët.
NJOFTIMI:
"Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë neutralizoi një konflikt të ndodhur mbrëmë, në Laprakë, ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.
Goditi me qytën e pistoletës që mbante pa leje, një 47-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Vihet në hetim 47-vjeçari, për moskallëzim të këtij krimi. Sekuestrohet arma e zjarri me krehrin dhe fishekët.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në rrugën “Eshref Frashëri”, ndërmjet 2 shtetasve, rreth orës 21:45 të datës 24.08.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me këtë rast.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale u neutralizua konflikti, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 37 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me qytën e armës së zjarrit (pistoletë) që mbante pa leje, shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.
Në vijim të këtyre veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
25 August 2026, 13:28
Erisa Kryeziu
Sazani
Në përgjigje të 11 eurodeputetëve të krahut të majtë, Komisioni Europian thotë se Shqipëria duhet t&eum...
Aktualitet
25 August 2026, 12:44
I.A
Burgu
TIRANË- Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kanabis dhe kokainë është gjetur ditën e sotme në...
Aktualitet
25 August 2026, 12:18
G.M
Pamje nga servisi
TIRANË- Policia ka arritur të zbardhë vjedhjen e ndodhur në një banesë në Sharrë, ku u mor&e...
Aktualitet
25 August 2026, 11:35
I.A
Adela Vasili
KORÇË- Rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri është konfirmuar te një 72...
Aktualitet
25 August 2026, 11:16
G.M
Pamje nga atentati në Dukagjin
DUKAGJIN - Lazër Bashi është i mbijeturi i atentatit të organizuar në Dukagjin, ku mbetën...
Aktualitet
25 August 2026, 11:15
I.A
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sig...
Aktualitet
25 August 2026, 10:57
I.A
Florian Dalladaku
LUSHNJE- 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili mbeti i plagosur nga i biri mbrëmjen e së hënës në fshatin Zh...
Aktualitet
25 August 2026, 10:48
I.A
KROACI- Bashkimi Evropian po përgatitet për një reformë të thellë të procesit të zgjerimit, me integrim gradual të...
Aktualitet
25 August 2026, 10:33
I.A
Banoret
KLOS- Banorët e Xibrit kanë kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Mat, gjatë dë...
Aktualitet
25 August 2026, 09:33
I.A
Zjarret
TIRANË- 31 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, ndërsa tre prej tyre vijojn...