Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Grabitën banesën në Sharrë, arrestohen tre persona, në kërkim shoku i tyre
Sipas njoftimit, janë indentifikuar katër persona të cilët dyshohet se kryen krimin nga të cilët tre prej tyre janë vënë në prangat e policisë.
25 August 2026, 12:18Nga G.M
Pamje nga servisi
TIRANË- Policia ka arritur të zbardhë vjedhjen e ndodhur në një banesë në Sharrë, ku u morën 2.500.000 lekë dhe bizhuteri që arrinin vlerë të konsiderueshme.
Sipas njoftimit, janë indentifikuar katër persona të cilët dyshohet se kryen krimin nga të cilët tre prej tyre janë vënë në prangat e policisë. Personat e arrestuar janë L.S, 26 vjeç, K.T, 23 vjeç dhe M.H 37 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia bashkëpunëtori tjetër me iniciale A.B.
Nga kontrolli i kryer ne servisin për mjete në pronësi të dy të akuzuarve u gjetën një armë zjarri, tre krehëra, 2 automjete, një motomjet, 82 fishekë luftarak. Puna për kapjen e bashkëpunëtorit vijon ende nga policia ndërsa mateialet procedurale i jane referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Last Scheme”.
Zbardhet vjedhja në një banesë në Sharrë, ku para 10 ditësh u morën 2 500 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 000 lekë.
Identifikohen 4 shtetasit, të cilët të organizuar si grup, dyshohet se kryen krimin. Kapen dhe vihen në pranga 3 prej tyre. 2 prej autorëve fshihnin në servisin për mjete, që kishin në bashkëpronësi në Astir, 1 armë zjarri dhe 3 krehra me 82 fishekë. Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni dhe 2 palë targa, si dhe 4 mjete dhe 55 000 lekë, me burime të dyshuara kriminale.
Si rezultat i hetimit intensiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vjedhjes në banesën e shtetasit D. S., më datë 14.08.2026, u finalizua operacioni i koduar “Last Scheme”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 3 nga autorët e dyshuar të rastit, konkretisht shtetasit L. S., 26 vjeç, K. T., 23 vjeç dhe M. H., 37 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi A. B.
Në vijim të veprimeve operacionale u krye kontroll në servisin për mjete, në bashkëpronësi të shtetasve A. B. dhe M. H., ku u gjetën 1 armë zjarri, 3 krehra, 82 fishekë luftarak, 2 automjete, 1 motomjet dhe 2 palë targa automjetesh.
Më tej u krye kontroll në banesën e shtetasit K. T., nga ku u sekuestruan 1 automjet dhe 55 000 lekë. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për dokumentimin e plotë të këtij rasti kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al