19 August 2026, 13:29
Nga E. D
Sokrat Vata
TIRANË- 29-vjeçari Sokrat Vata, autori i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, pranë hotelit “Principotes” në Ksamil, ka rrëfyer në polici se si ndodhi ngjarja. Në dëshminë e tij para autoriteteve, truproja i “Principotes” ka deklaruar se thika fillimisht ka qenë në duart e turistit portugez dhe se ai ia ka marrë gjatë konfliktit.
Vata thotë se përpara përshkallëzimit të situatës, ai u ka kërkuar personave të përfshirë në konflikt që të ruanin qetësinë, pasi në ambient ndodheshin edhe persona të tjerë. Sipas tij, situata nuk është qetësuar dhe konflikti ka vijuar të përshkallëzohet.
“Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora. U kërkova të mbanin qetësi, kishte edhe njerëz të tjerë. Ishte e pamundur të mbahej qetësi dhe nisi konflikti”, mësohet të ketë deklaruar Vata para hetuesve.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka nisur rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se e goditi me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe punonjës policie. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve.
Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Gjatë ngjarjes, ndodhej edhe pronari i lokalit 'Principote', Bekim Bulica, i cili pas krimit u largua. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.
Personat e arrestuar
Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë. Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.
Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk. Sipas policisë, të dy kishin njohje me Sokrat Vatën dhe e kishin fshehur në makinë me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata janë arrestuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.
sokrat vata
Aktualitet
19 August 2026, 13:25
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë dëshminë e tij para gj...
Aktualitet
19 August 2026, 13:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një sherr mes disa të miturve është parandaluar nga policia në zonën e Kombinatit në T...
Aktualitet
19 August 2026, 12:59
I.A
LUSHNJE- Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në vend. Sipas të dh&e...
Aktualitet
19 August 2026, 11:50
I.A
Diella
TIRANË- Përplasja mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe studiuesit amerikan Patr...
Aktualitet
19 August 2026, 12:40
E. D
makinat
TIRANË- Tre mjete luksoze me vlerë 450 mijë euro janë sekuestruar në kuadër të operacionit &ldqu...
Aktualitet
19 August 2026, 11:42
E. D
Diella
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar pas publikimit të një artikulli&n...
Aktualitet
19 August 2026, 11:29
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u ...
Aktualitet
18 August 2026, 09:23
I.A
Kryegjyshata
TIRANË- Mediat franceze duke zbuluar detaje nga negociatat për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri shprehen se gjith&c...
Aktualitet
19 August 2026, 11:09
E. D
Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni
DURRËS- Personat që shihni në foto janë çifti Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, q&eu...
Aktualitet
19 August 2026, 10:43
E. D
KSAMIL- Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil....