10 September 2026, 17:07
Nga G.M
Sendet e sekuestruara
SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes në sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka kryer së fundmi një kontroll në IEVP Shkodër, në të cilën është bërë sekuestrimi i një aparati celular dhe një sasie kanabisi.
Sipas njoftimit të AMSEP, në një dhomë në të cilën po vuan dënimin i burgosuri me iniciale S.Gj janë konstatuar këto sende, ndërsa është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.
Njëkohësisht, në gjendje të lirë janë proceduar edhe persona të tjerë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe dy punonjës policie për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
"Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në IEVP të ndryshme të vendit, sot në datën 10.09.2026, në orët e para të mëngjesit është ushtruar kontroll në IEVP Shkodër, nga ku në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur S.Gj., janë konstatuar 1 (një) aparat celular dhe 2 (dy) qese të tejdukshme, në brendësi të të cilave gjenden lëndë narkotike të dyshara të llojit cannabis sativa.
Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është kryer arrestimi në flagrancë i të burgosurit S. Gj., për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë:
1-Shtetasi i burgosur E. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
2-Shtetasi F. D. me detyrë punonjës policie në IEVP Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3-Shtetasi A. Ll. me detyrë punonjës policie në IEVP Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected]."/Dosja.al
amsep ievp shkoder
Aktualitet
10 September 2026, 17:06
E.d
Ferit Hoxha
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve dir...
Aktualitet
10 September 2026, 16:51
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Berat, në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në af&eum...
Aktualitet
10 September 2026, 16:20
G.M
Shtëpia në Lezhë
LEZHË- 40-vjeçari Saimir Kola i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në fshat...
Aktualitet
10 September 2026, 16:20
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Prokuroria gjermane ka kërkuar pesë vjet e tetë muaj burg për një 26-vjeçar shqiptar, i cili dysho...
Aktualitet
10 September 2026, 15:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- GJKKO ka bërë një tjetër hap ndaj kufizimit të mediave, duke i qëndruar besnike rregullores censuruese...
Aktualitet
10 September 2026, 15:31
E.d
Sokol Sadushi
TIRANA- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se bllokimi i pagave është i papranueshëm dhe duhet të...
Aktualitet
10 September 2026, 15:15
G.M
Alda Sadiku
TIRANË- Gjyqtarët i kanë vendosur ultimatum qeverisë për zhbllokimin e pagave, duke kërkuar zbatimin e vendimit t...
Aktualitet
10 September 2026, 12:32
I.A
Protesta
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht 15 të tjerë pas tensioneve të krijuara ...
Aktualitet
10 September 2026, 11:37
I.A
TIRANË- Të gjithë kryetarët e gjykatave në vend, përfshirë drejtuesit e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës ...
Aktualitet
10 September 2026, 11:22
I.A
TIRANË- Një protestë po zhvillohet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qytetarë janë mbledhur pas dek...