10 September 2026, 12:32
Nga I.A
Protesta
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht 15 të tjerë pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së djeshme në kryeqytet. Në pranga është vënë shtetasi E. Q., 33 vjeç, i cili akuzohet për “Shkatërrim të pronës”, “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishje të qetësisë publike”. Sipas policisë, 33-vjeçari dyshohet gjithashtu se ka dëmtuar automjetin e një qytetari.
Ndërkohë, 15 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për bllokimin e qarkullimit gjatë marshimit të 102-të të protestës në Tiranë. Sipas policisë, protestuesit janë ulur këmbëkryq në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke penguar lëvizjen e automjeteve dhe duke shkaktuar tensione me drejtuesit e mjeteve.
Procedimet kanë nisur ndaj shtetasve Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 15, për veprime të kundërligjshme gjatë një tubimi të zhvilluar dje. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të drejtuara nga Prokuroria, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në veprime të kundërligjshme, gjatë një tubimi të zhvilluar më datë 09.09.2026, në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. Q., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari;
Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe M. R., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Krahas veprimeve të kundërligjshme të dyshuara të kryera nga këta shtetas, gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit. Grupi hetimor vijon punën në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të të gjithë shtetasve të përfshirë në to. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
protesta kunder qeverise
Aktualitet
10 September 2026, 11:37
I.A
TIRANË- Të gjithë kryetarët e gjykatave në vend, përfshirë drejtuesit e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës ...
Aktualitet
10 September 2026, 11:22
I.A
TIRANË- Një protestë po zhvillohet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qytetarë janë mbledhur pas dek...
Aktualitet
10 September 2026, 10:53
I.A
ELBASAN- Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, është dhunuar mëngjesin e 6 shtatorit në qendër të qy...
Aktualitet
10 September 2026, 10:30
Elton Qyno
VELIPOJË- Një konflikt i lindur mes një kamarieri dhe dy vëllezërve, Elidon dhe Florjan Gjeloshi, thuajse është kthyer n&eu...
Aktualitet
10 September 2026, 10:23
I.A
Pamjet
VELIPOJË- Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjell&eu...
Aktualitet
10 September 2026, 10:17
I.A
Bojkoti
TIRANË- Ngërçi për pagat e magjistratëve ka sjellë tensione në sistemin gjyqësor, ndërsa sot gjyqtar...
Aktualitet
10 September 2026, 09:47
I.A
Protesta
FIER- Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Marinzës kanë protestuar mëngjesin e sotëm p...
Aktualitet
10 September 2026, 09:19
I.A
Vendgjarja
ITALI- Karabinierët në Padova po thellojnë hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të...
Aktualitet
10 September 2026, 09:07
I.A
Foto Ilustruese
BURREL- Një aksion është ndërmarrë mëngjesin e sotshëm në dy burgje në vend. Nga burime t...
Aktualitet
10 September 2026, 08:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus...