10 September 2026, 11:37
Nga I.A

TIRANË- Të gjithë kryetarët e gjykatave në vend, përfshirë drejtuesit e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit, së bashku me unionet përkatëse, kanë kallëzuar në SPAK çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore. Kallëzimi lidhet me ngërçin e krijuar lidhur me pagesat në sistemin e drejtësisë, në të janë përfshirë drejtuesit e të gjitha gjykatave në vend dhe unionet që përfaqësojnë sistemin gjyqësor.
Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Në kallëzim theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin. Sipas kallëzimit, qëllimi është që prokuroria të përcaktojë përgjegjësinë individuale për veprimet ose mosveprimet konkrete që kanë çuar në mosekzekutimin e pagave.
Gjyqtarët sqarojnë gjithashtu se kallëzimi penal nuk synon zëvendësimin e mjeteve administrative, gjyqësore apo institucionale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e përllogaritjes së pagave. Ata theksojnë se nisma nuk ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj ndonjë institucioni shtetëror për të arritur një rezultat të caktuar financiar, por vetëm verifikimin në rrugë penale të ligjshmërisë së veprimeve që kanë sjellë bllokimin e pagave.
“Përmes këtij kallëzimi, na lejoni t’iu parashtrojmë rrethanat e faktit dhe argumentimin e kompetencës suaj si dhe përgjegjësisë penale të të kallëzuarve për veprat penale të parashtruara në objektin e këtij kallëzimi. Ky kallëzim paraqitet për shkak të situatës së krijuar nga mosekzekutimi i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026, situatë e cila nuk prek një magjistrat të vetëm, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në Republikën e Shqipërisë. Kallëzimi paraqitet me qëllim që organi i prokurorisë të identifikojë personin/personat që kanë marrë, transmetuar ose zbatuar vendimmarrjen konkrete që ka sjellë mosekzekutimin e pagave.
Ky kallëzim nuk synon zëvendësimin e mjeteve administrative, gjyqësore apo institucionale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me mënyrën e përllogaritjes së pagave dhe as ushtrimin e presionit ndaj ndonjë institucioni shtetëror për një rezultat të caktuar financiar. Qëllimi i tij është vetëm hetimi penal i ligjshmërisë së veprimeve ose mosveprimeve konkrete që kanë sjellë mosekzekutimin e pagave dhe përcaktimi i përgjegjësisë individuale sipas ligjit,” thuhet në kallëzim.
Çështja e pagave ka shkaktuar tensione në sistemin e drejtësisë, me gjyqtarët dhe administratën që kërkojnë zgjidhjen e situatës dhe zbatimin e vendimeve përkatëse. Kallëzimi i përbashkët i është dorëzuar SPAK-ut, i cili pritet të shqyrtojë pretendimet e ngritura lidhur me mënyrën e trajtimit të pagave në sistemin gjyqësor.
petrit malaj gjyqtaret
Aktualitet
10 September 2026, 11:22
I.A
TIRANË- Një protestë po zhvillohet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qytetarë janë mbledhur pas dek...
Aktualitet
10 September 2026, 10:53
I.A
ELBASAN- Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, është dhunuar mëngjesin e 6 shtatorit në qendër të qy...
Aktualitet
10 September 2026, 10:30
Elton Qyno
VELIPOJË- Një konflikt i lindur mes një kamarieri dhe dy vëllezërve, Elidon dhe Florjan Gjeloshi, thuajse është kthyer n&eu...
Aktualitet
10 September 2026, 10:23
I.A
Pamjet
VELIPOJË- Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjell&eu...
Aktualitet
10 September 2026, 10:17
I.A
Bojkoti
TIRANË- Ngërçi për pagat e magjistratëve ka sjellë tensione në sistemin gjyqësor, ndërsa sot gjyqtar...
Aktualitet
10 September 2026, 09:47
I.A
Protesta
FIER- Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Marinzës kanë protestuar mëngjesin e sotëm p...
Aktualitet
10 September 2026, 09:19
I.A
Vendgjarja
ITALI- Karabinierët në Padova po thellojnë hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të...
Aktualitet
10 September 2026, 09:07
I.A
Foto Ilustruese
BURREL- Një aksion është ndërmarrë mëngjesin e sotshëm në dy burgje në vend. Nga burime t...
Aktualitet
10 September 2026, 08:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus...
Aktualitet
10 September 2026, 07:47
I.A
GREQI- Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në aeroportin e Athinës, pasi droga ishte fshehur në një ngarkesë ...