Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Hetuesit arritën në gjurmët e tij pasi në bagazhin e Audi-t u gjetën nga tre qafore të zeza në formë rrethi, doreza pune me shirita portokalli të dukshëm, kapele bejsbolli dhe bluza me kapuç në ngjyrë blu të çelët.
GJERMANI- Prokuroria gjermane ka kërkuar pesë vjet e tetë muaj burg për një 26-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se në nëntor të vitit 2022 ishte i përfshirë në një grabitje veçanërisht të rëndë në pikën e pushimit Ville-West në Gjermani.
“Zinxhiri i provave rrethanore çon në përfundimin e detyrueshëm se ai bënte pjesë në treshen e autorëve që grabiti 111.670 euro nga bankomati”, argumentoi prokuroria.
Për të forcuar bazën e provave, autoritetet kanë sjellë me avion nga Shqipëria shoferin e automjetit të arratisjes. 48-vjeçari, është kushëri i të akuzuarit, i cili ishte dënuar për bashkëpunim në një grabitje dhe ishte dëbuar në Shqipëri për ta vuajtur dënimin atje.
Shoferi i automjetit të arratisjes ishte i vetmi i dyshuar që policia mundi të arrestonte pas një ndjekjeje në autostradën A1, pak pas grabitjes. Në Audi-n e fuqishëm me qira, ai shfrytëzoi një avantazh prej 50 sekondash për t’i lënë bashkëpunëtorët e tij në korsinë e emergjencës.
Treshja u arratis ndërsa 26-vjeçar u arrestua në Itali në janar të këtij viti. Hetuesit arritën në gjurmët e tij pasi në bagazhin e Audi-t u gjetën nga tre qafore të zeza në formë rrethi, doreza pune me shirita portokalli të dukshëm, kapele bejsbolli dhe bluza me kapuç në ngjyrë blu të çelët. Veshje të tilla kishte veshur treshja e grabitësve gjatë grabitjes në dyqanin e pikës së karburantit, e cila ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Mediat shkruajnë se kushëriri i 26-vjeçarit pretendoi se ishte dënuar padrejtësisht si shoferi i automjetit të arratisjes. Ai tha se kishte shtypur gazin kur policia donte të kontrollonte Audi-n e parkuar në një rrugë bujqësore pranë A1, në mënyrë që të mos lidhej me një rrjet trafikimi të paligjshëm të emigrantëve.
Ai kishte dashur vetëm t’i bënte një nder një italiani me emrin Davide, duke e çuar me makinë në një takim në parkimin e pikës së pushimit, ku ai do të takohej me një shofer kamioni që transporton shqiptarë ilegalisht drejt Anglisë.
Sipas tij, kompletet e veshjeve të gjetura më vonë në bagazhin e Audi-t ishin destinuar për emigrantët. Për Prokurorinë, ndër të tjera, si provë mjafton ADN-ja e të pandehurit e gjetur në njërën prej qaforeve. Avokati Alexander Dziomba e konsideron këtë provë shumë të dobët.
“ADN-ja është gjetur në një shall që duket si shallet në video. Klienti im mund të ketë pasur kontakt me të kur ka udhëtuar në Audi para veprës”, kundërshtoi ai./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- GJKKO ka bërë një tjetër hap ndaj kufizimit të mediave, duke i qëndruar besnike rregullores censuruese...
Sokol Sadushi TIRANA- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se bllokimi i pagave është i papranueshëm dhe duhet të...
Alda Sadiku TIRANË- Gjyqtarët i kanë vendosur ultimatum qeverisë për zhbllokimin e pagave, duke kërkuar zbatimin e vendimit t...
Protesta TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht 15 të tjerë pas tensioneve të krijuara ...
TIRANË- Të gjithë kryetarët e gjykatave në vend, përfshirë drejtuesit e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës ...
TIRANË- Një protestë po zhvillohet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qytetarë janë mbledhur pas dek...
ELBASAN- Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, është dhunuar mëngjesin e 6 shtatorit në qendër të qy...
VELIPOJË- Një konflikt i lindur mes një kamarieri dhe dy vëllezërve, Elidon dhe Florjan Gjeloshi, thuajse është kthyer n&eu...
Pamjet VELIPOJË- Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjell&eu...
Bojkoti TIRANË- Ngërçi për pagat e magjistratëve ka sjellë tensione në sistemin gjyqësor, ndërsa sot gjyqtar...