10 September 2026, 15:31
Nga E.d
Sokol Sadushi
TIRANA- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se bllokimi i pagave është i papranueshëm dhe duhet të marrë fund menjëherë. Gjatë fjalës së tij në fund të mbledhjes së gjyqtarëve, Sadushi kërkoi zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai argumentoi se mbledhja e gjyqtarëve nuk u thirr për të shprehur vetëm pakënaqësinë e tyre. Sipas tij, ajo u thirr edhe për të mbrojtur parimin që asnjë pushtet apo organ administrativ nuk mund të kushtëzojë apo relativizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sadushi theksoi se mbledhja e sotme ka shprehur qartë kërkesën për zhbllokimin e menjëhershëm të pagave dhe fillimin pa vonesë të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.
“Pavarësisht dallimeve që mund të kemi për mënyrën dhe mjetet konkrete, jemi të bashkuar. Bllokimi i pagave është i papranueshëm dhe duhet të marrë fund menjëherë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet menjëherë. Këto mbledhje nuk u thirrën për të shprehur vetëm pakënaqësinë tonë, por për të mbrojtur një parim: asnjë pushtet apo organ administrativ nuk mund të kushtëzojë apo relativizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet të tregojmë vendosmërinë, por edhe përgjegjësinë që na dallon si gjyqtarë. Gjykatat duhet të vazhdojnë të funksionojnë. Forca e qëndrimit tonë nuk matet me numrin e seancave që nuk zhvillohen, por aftësinë për të përdorur deri në fund mjetet që na jep ligji.
Mbledhja e sotme ka shprehur qartë kërkesën për zhbllokimin e menjëhershëm të pagave, fillimin pa vonesë të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Punonjësit e administratës nuk mund të mbajnë mbi shpinë probleme që s’i kanë krijuar. Nga kjo mbledhje duhet të dalim të bashkuar jo vetëm në kërkesë, por në mënyrën si e mbrojmë atë. Qëndrimi ynë kërkon që shteti të funksionojë sipas rregullave të veta. Ne kërkojmë që secili të respektojë kompetencat e veta. Pas kësaj mbledhjeje askush s’mund të thotë se gjyqtarët nuk folën. Ne do të vazhdojmë t‘u shërbejmë qytetarëve. Kushtetuta nuk negociohet. Vendimi përfundimtar nuk pezullohet. Pagat duhet të zhbllokohen, vendimi duhet të zbatohet dhe kjo situatë të marrë fund menjëherë”, tha Sadushi duke deklaruar edhe fundin e mbledhjes së gjyqtarëve./Dosja.al
sokol sadushi
Aktualitet
10 September 2026, 15:15
G.M
Alda Sadiku
TIRANË- Gjyqtarët i kanë vendosur ultimatum qeverisë për zhbllokimin e pagave, duke kërkuar zbatimin e vendimit t...
Aktualitet
10 September 2026, 12:32
I.A
Protesta
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht 15 të tjerë pas tensioneve të krijuara ...
Aktualitet
10 September 2026, 11:37
I.A
TIRANË- Të gjithë kryetarët e gjykatave në vend, përfshirë drejtuesit e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës ...
Aktualitet
10 September 2026, 11:22
I.A
TIRANË- Një protestë po zhvillohet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qytetarë janë mbledhur pas dek...
Aktualitet
10 September 2026, 10:53
I.A
ELBASAN- Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, është dhunuar mëngjesin e 6 shtatorit në qendër të qy...
Aktualitet
10 September 2026, 10:30
Elton Qyno
VELIPOJË- Një konflikt i lindur mes një kamarieri dhe dy vëllezërve, Elidon dhe Florjan Gjeloshi, thuajse është kthyer n&eu...
Aktualitet
10 September 2026, 10:23
I.A
Pamjet
VELIPOJË- Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjell&eu...
Aktualitet
10 September 2026, 10:17
I.A
Bojkoti
TIRANË- Ngërçi për pagat e magjistratëve ka sjellë tensione në sistemin gjyqësor, ndërsa sot gjyqtar...
Aktualitet
10 September 2026, 09:47
I.A
Protesta
FIER- Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Marinzës kanë protestuar mëngjesin e sotëm p...
Aktualitet
10 September 2026, 09:19
I.A
Vendgjarja
ITALI- Karabinierët në Padova po thellojnë hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të...