25 August 2026, 13:43
Nga G.M
Foto ilustruese
FUSHË ARRËZ- Policia ka bërë të mundur zbulimin e një parcele me 172 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në fshatin Berishë të Fushë Arrëzit.
Sipas njoftimit të policisë, në prangat e policisë kanë rënë babë e bir të dyshuar se e kultivonin. Pas kontrolleve të kryera nga efektivët e Komisariatit te Policisë Pukë në kuadër të operacionit "Territor i Pastër", u vunë në pranga 59-vjeçari me iniciale T.M dhe djali i tij, 24-vjeçari me iniciale Y.M.
Policia bëri asgjësimin e 172 bimëve të dyshuara narkotike, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua për tu perdorur si material prove. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
"Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Berishë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u ndaluan shtetasit T. M., 59 vjeç dhe Y. M., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Berishë, pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre. Bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policia e shtetit kanabis
Aktualitet
25 August 2026, 13:28
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Forcat policore kanë bërë të mundur neutralizimin e një konflikti të regjistruar mbrëm...
Aktualitet
25 August 2026, 13:28
Erisa Kryeziu
Sazani
Në përgjigje të 11 eurodeputetëve të krahut të majtë, Komisioni Europian thotë se Shqipëria duhet t&eum...
Aktualitet
25 August 2026, 12:44
I.A
Burgu
TIRANË- Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kanabis dhe kokainë është gjetur ditën e sotme në...
Aktualitet
25 August 2026, 12:18
G.M
Pamje nga servisi
TIRANË- Policia ka arritur të zbardhë vjedhjen e ndodhur në një banesë në Sharrë, ku u mor&e...
Aktualitet
25 August 2026, 11:35
I.A
Adela Vasili
KORÇË- Rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri është konfirmuar te një 72...
Aktualitet
25 August 2026, 11:16
G.M
Pamje nga atentati në Dukagjin
DUKAGJIN - Lazër Bashi është i mbijeturi i atentatit të organizuar në Dukagjin, ku mbetën...
Aktualitet
25 August 2026, 11:15
I.A
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sig...
Aktualitet
25 August 2026, 10:57
I.A
Florian Dalladaku
LUSHNJE- 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili mbeti i plagosur nga i biri mbrëmjen e së hënës në fshatin Zh...
Aktualitet
25 August 2026, 10:48
I.A
KROACI- Bashkimi Evropian po përgatitet për një reformë të thellë të procesit të zgjerimit, me integrim gradual të...
Aktualitet
25 August 2026, 10:33
I.A
Banoret
KLOS- Banorët e Xibrit kanë kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Mat, gjatë dë...