17 May 2022, 22:25
Nga DOSJA
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka thënë në “Open” se Porti i Durrësit është shpesh pika ku përplasen grupet kriminale në qytetin bregdetar.
Sipas saj, të gjitha grupet duan të kenë kontrollin e portit, për të transportuar drogë. Një praktikë që ajo e zbuloi në studio, ishte dhe që ato fshiheshin në kazanët e mbeturinave e nga atje, shkonte drejt e në duart e trafikantëve.
Sa i përket sasisë prej mbi 50 kg kokainë të sekuestruar sot në port, të gjetura në qymyr, Lala tha se kompania që e zotëron i përket një biznesmeni shumë të fuqishëm. Nëse ka vullnet të mirë sipas saj, kësaj çështjeje mund t’i shkohet deri në fund.
“E gjithë lufta mes grupeve kriminale në Durrës bëhet për të pasur kontroll me portin. Tenderi i pastrimit është interesant, synohet nga grupet kriminale. Kur pastrohet porti, kjo është në raportet sekrete, në ato kazanët e verdhë që hiqen mbeturinat ka sasi droge, kokaine. Tani fokusi i Policisë është për të kontrolluar punonjësit e mirëmbajtjes në port. Kompania ngarkesën e çonte në Elbasan. Është e vërtetë që administratori është turk, por kjo na çon përpara një pike tjetër. Ku janë të lidhura grupet e Elbasanit, në Kolumbi dhe Brazil. Në mes të pyllit atje u kap sasi e madhe, me 600 kg kokainë, ishte e destinuar për grupet e Elbasanit. Në këtë mënyrë nëse autoritetet shqiptare kanë vullnet, mjafton të ulen, të diskutojnë me njëri-tjetrin. Kompania që po flasim është zotëruar nga një biznesmen të fuqishëm më herët. Duhet parë në një sërë faktorësh. Nëse hetuesit kanë vullnet, mund t’i shkojnë deri në fund”, tha Lala.
Marrë nga Balkanweb
Aktualitet
17 May 2022, 22:16
Foto Ilustruese
TIRANË- Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, kanë trajtuar një gangren&...
Aktualitet
17 May 2022, 22:03
Të arrestuarit, majtas në krye shqiptari, Kliton Dega
KOLUMBI- Një operacion që synonte zbardhej e vrasjes së prokurorit të A...
Aktualitet
17 May 2022, 22:01
Seldi
FIER- Këtë të martë emisioni investigativ “Piranjat” në abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Araj,...
Aktualitet
17 May 2022, 21:49
Foto Ilustruese
GRAMSH- Pak ditë më parë në mediat shqiptare u përhap me shpejtësi lajmi se në fshatin Topojan të G...
Aktualitet
17 May 2022, 21:46
Studioja e Open
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar autoritetet për rritjn e nivelit të kriminalitetit në Lezhë ...
Aktualitet
17 May 2022, 21:34
Klodiana Lala
TIRANË- Ditën e sotme në Portin e Durrësit u zbuluan më shumë se 53 pako me kokainë, të fshehura n&eu...
Aktualitet
17 May 2022, 21:33
Foto nga biseda
VLORË- Joana Bocaj, e reja mashtruese nga Vlora kishte krijuar profilin e saj si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit S...
Aktualitet
17 May 2022, 21:31
Studio e Open
TIRANË- Në studion e emisionit “Open” në “News 24”, po diskutohet për sekuestrimin e mbi 50 kg ko...
Aktualitet
17 May 2022, 21:32
Foto Ilustruese
VLORË- Një zotëri tregon për emisionin investigativ “Stop” se si është mashtruar nga 28-vje&ccedi...
Aktualitet
17 May 2022, 21:28
Banoret
KUÇOVË- Banorët e lagjes “Postbllok” në Kuçovë vijojnë të jetojnë mes të pluhurit...