LIVE UPDATES
Politike

"Mosrespektimi i zërit qytetar e bëjnë këtë propozim të pavlefshëm"/ Kryebashkiakja e Dimalit kundërshton shkrirjen e bashkisë: Ku bazohet analiza e kësaj reforme? 

Përmes një postimi të gjatë në rrejetet sociale, Memaj shprehet se Dimali ka identitet të veçantë historik, potencial të rëndësishëm ekonomik dhe rezultate pozitive në administrimin vendor.  

2 August 2026, 09:00 Nga E.d
"Mosrespektimi i zërit qytetar e bëjnë këtë
Juliana Memaj

DIMAL- Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka dalë kundër reformës së re territoriale të propozuar nga PS, duke kërkuar që kjo bashki të ruajë statusin e saj si njësi vendore më vete. Përmes një postimi të gjatë në rrejetet sociale, Memaj shprehet se Dimali ka identitet të veçantë historik, potencial të rëndësishëm ekonomik dhe rezultate pozitive në administrimin vendor.  

Sipas saj, bashkia ka arritur të rrisë ndjeshëm të ardhurat, të investojë në zonat urbane dhe rurale dhe ka bërë të mundur që këto të ardhura ti rikthehen qytetarit, në invetsime kapitale dhe shërbime e duke mos i keqmenaxhuar ato. Ajo thekson se si drejtuese institucioni, nuk ka dijeni se ku bazohet analiza e ekspertëve të kësaj reforme pasi nuk u është vënë në dispozicion.

Kjo duke theksuar se mbajtja e standarteve të ndryshme për bashki të njëjta për nga profili apo demografia e zhbëjnë totalisht cilësinë e aktit të prodhuar prej tyre. Memaj argumenton se çdo ndryshim duhet te jetë i mirëmenduar, argumentuar në bazë kriteresh të gjithëpranuara dhe të dalë nga nga një proces gjithëpërfshirës e transparent.

Reagimi

DIMALI BASHKI ME VETE. Dimali, ka ekzistuar prej shekullit të V p.e.s. Në atë site në kodrinat e bukura të Cukalatit rreth
shekullit të II p.e.s gëlonte jeta, bujqësia e tregtia. Aty përballë dy maleve, Shpiragut dhe Tomorit , ishte një sy vrojtues për të mbrojtur Apoloninë. Artifaktet gëlonin në nëntokën e Dimalit, duke konfirmuar vemendjen e munguar të instiutucioneve përkatëse të shtetit ndër vite.

Ekonomia lokale e zonës sonë të dalë nga reforma territoriale e 2015, gëlon nga bujqësia dhe tregtia , njësoj si dikur, zonë me potencial zhvëllimor, zonë e begatë , e me njerëz të ndershëm e punëtor, që duket se me punën e tyrë në vite kanë lënë gjurëmë në këto troje. Ndaj në një proces të filluar në Janar të vitit 2020 edhe që përfundoi në 23 Prill të vitit 2021, me në një pëfshirje të gjerë qytetare finalizuam ndryshimin e emrit për të krijuar një brand për ekonominë tonë lokale edhe një përfaqësim dinjitoz të zonës, për ta ngritur më lart emrin e Saj që fliste Shqip.

Gjithë ky proces kaloi etapat e përcaktuara në ligj që kërkon një riorganizim pa dryshim kufijsh. Ky proces vërtetoi edhe njëherë se vullneti i këtij komuniteti të dalë nga reforma e 2015 është të qëndrojnë bashkë si një njësi e tërë, se ata janë të lidhur nga historia , tradita, dhe potenciali ekonomik. Pse e miratoi Kuvend këtë nismë edhe ia ndryshoi emrin Bashkisë me ligjin nr. 34/2015??? Përse e bëri kur kjo njësi vendore do të shkrihej???!!!. A nuk kanë politikanët tanë , një qartësi të asaj që do të ndodhë nesër???!!!,

Kaq e paqartë dhe e paparashikueshme është e ardhmja në këtë vend??? Pa u dashur të zgjatem me tej, që prej antikitetit vijnë shembuj, të qartë , se aty ku ka ligje të qarta e jetëgjatë ka zhvillim të qëndrueshëm e shtet të fortë ( reforma e Likurgut zgjati 500 vjet ). 10 vjet për të gjykuar për një reformë territoriale është shumë pak. Aq më tepër kur analiza e
bërë për riorganizimin territorial dërguar në Kuvend nuk na është vënë në dipozicion që stafet tona të kishin mundësi te njiheshin e të bëheshin kundërshtimet, sygjerimet dhe nga gjithë procesi të dilte më e mira pa paragjykuar rezultatin.

Është e paqartë se si u arrit në konkluzionin se Bashkia Dimal, Polican, Divjakë apo ndonjë tjeter do të jenë më mirë nën administrimin e nje njësie tjeter vendore? Si do të jetë më mirë Bashkia Dimal me Beratin, kur Bashkia Dimal rezulton ta ketë mesataren raportit të invetsimeve të kryera nga buxheti i vetë me totalin e buxhetit faktik, në këto 10 vite nga 33% deri ne 38 % të totalit të buxhetit??, Ndërsa Bashkia Berat vetëm 18 %?.

Nisur nga profilet e ndryshme të këtyre bashkive është e paqartë se si do të operojë më mirë kjo njësi e re që do dalë nga riorganizimi, kur vlera e investimeve të kryera në fshat nga Bashkia Dimal është 54 % e totalit të investimeve të kryera nga kjo e fundit dhe në qytet 46 % ???!!!. Pra Kjo bashki ka bërë një ndarje të drejtë kudo në territor, duke i dhënë peshën që i
takon fshatit. Lind pyetja a do ti japë njësia e re vendore të njëjtën peshë zonës rurale?. Si do të jetë më eficente Bashkia Berat kur Bashkia Dimal rezulton të ketë një munër më të ulët punonjësish për 1000 banorë??!

Një njësi vendore që arriti të gjenerojë 5 herë më shumë të ardhura gjatë ekzistencës së saj edhe duke bërë të mundur që këto të ardhura ti rikthehen qytetarit, në invetsime kapitale dhe shërbime e duke mos i keqmenaxhuar ato vetëm në shpenzime paga, pse duhet të shkrihet??? Si drejtues institucioni, nuk kam dijeni se ku bazohet analiza e ekspertëve të kësaj reforme pasi nuk na është vënë në dispozicion, por sido që të jetë, mbajtja e standarteve të ndryshme për bashki të njëjta për nga profili apo demografia e zhbëjnë totalisht cilësinë e aktit të prodhuar prej tyre.

Një organizëm administrativ është një qënie e gjallë, kjo e cituar edhe në dipsozita ligjore, prandaj mendoj se çdo ndryshim duhet te jete i miremenduar, argumentuar në bazë kriteresh të gjithëpranuara dhe të dalë nga nga një proces gjithëpërfshirës e transparent. Në vlerësimin tim nuk duhet të shkrihet asnjë bashki, qëndrimin tim për reformën e kam mbajtuar pranë komisonit të reformës territoriale, biles kam shkuar më tej duke thënë, se aty ku vetë njerëzit janë iniciator të shkëputjeve nga ndonjë njësi vendore, mund të rishihet mundësia e krijimit të ndonjë njësie vendore të re shtesë , por vetëm si nevojë e ardhur nga komunitetet.

Ende sot nuk kam një përgjigje, përse përfaqësuesit e PS-së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë, propozon të shkrijë në mënyrë të beftë, një Bashki me ekonomi lokale, një bashki që në censusin e vitit 2025 rezulton me shtim popullsie ndryshe nga shumë të tjera??? Pse përzgjedh të shkrijë një bashki që ka ritmin më të ulët, të uljes së numrit të nxënësve në qark ???, Pse përzgjedh të shkrij një bashki që ka gati ½ e buxhetit faktik nga të ardhurat???? Pse përzgjedh një bashki që gjeneron 50 milion euro eksporte bujqësore në vit, e mos ti kthejë kësaj të fundit pjesën që i takon nga ndarja e taksave që gjenerohen nga futja e kësaj vlerë në ekonomi???? Pse përzgjedh të shkrijë një bashki me identitet, dhe histori etj, etj. Mungesa e kritereve te qarta, të metat e procesit edhe anashkalimi i respektimit të zërit qytetar e bëjnë këtë propozim të pavlefshëm.
Përfundimisht, DIMALI DUHET TË VIJOJË TË JETË NJËSI VENDORE MË VETE!/Dosja.al

juliana memaj dima reagim

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin