Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se hetimi nuk shkon te përgjegjësit politikë, ndërsa akuzoi qeverinë për korrupsion në koncesionet e shëndetësisë dhe AKSHI-n si një “strofull të mafies”.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK se nuk po vepron ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për çështjen e sterilizimit, duke pretenduar se pas tij qëndron kryeministri Edi Rama. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se hetimi nuk shkon te përgjegjësit politikë, ndërsa akuzoi qeverinë për korrupsion në koncesionet e shëndetësisë dhe AKSHI-n si një “strofull të mafies”.
Sipas tij, Beqja nuk do të përballet me drejtësinë, por pas një jave apo dy do të marrë certifikatë mirënjohjeje, duke e krahasuar me raste të tjera të përmendura prej tij.
"Ju keni shumë të drejtë. Në një shtet ku sundon ligji, ajo është e domosdoshme. Por në qoftë se ju kujtohet, rreth një vit e gjysmë më parë Edi Rama udhëzoi rojet edhe punonjësit që të mos lejojnë asnjë hetues apo prokuror, të bëjë konfiskime apo gjëra në zyrat e Kryeministrisë dhe në zyra të tjera. Kuptohet që urdhra të tjerë pastaj janë dhënë, dhe kërcënime të tjera, dhe në fakt ata nuk guxojnë më ta thërrasin, nuk guxojnë ta hetojnë. Ju e dini, e thatë bukur, Rama deklaronte se AKSHI është suksesi i madh i kësaj qeverie. Çfarë doli? Doli strofulla e mafies më të rrezikshme në Europë AKSHI.
Edi Rama u paraqiti shqiptarëve koncesionet në shëndetësi, si përmirësimin e jashtëzakonshëm të cilësisë së shërbimeve dhe shpëtimin e tyre. Ato janë vjedhjet më të mëdha në këtë fushë në historinë e një vendi. Dhe s'e thirrën asnjëherë. S'e thirrën asnjëherë të vetme, ata nuk guxojnë të thërrasin, të hapin padi për Ilir Beqjen, për sterilizimin, ndonëse dokumentet shtetërore provonin se çmimi nga koncesionari, në vend që të ulej siç e kërkon ligji, u rrit 83 herë për njësi. Nuk e thirrën dot sepse ishte Edi Rama mbrapa, kujtohet kur vraponte nga një studio në studio tjetër me gërshërë me bisht të thyer e me pinca të ndryshkura, ja me se operohet në Shqipëri, tani do vjedh unë.
Me një fjalë, nuk kanë të fund, nuk kanë të përshkruar krimet dhe vjedhjet e tyre. Por kanë mburojë të plotë SPAK-un dhe drejtësinë, dhe organet e drejtësisë ju e patë gjykata e liroi atë. Ilir Beqja, madje po të garantoj që pas një jave-dy javë, Edi Rama do t'i dorëzojë atij certifikatën e mirënjohjes, siç e bëri me Jurgis Çyrbjen, siç e bëri me Bardhyl Agasin," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale ka...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e diaspo...
Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqip&e...
Mbledhja e Keshillit te Rrogozhines RROGOZHINË- Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër shkrirjes s&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vijimin e protestave qytetare, duke deklaruar se ato nuk jan&e...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë kundër mënyrës se si është zhv...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka tentuar sërish të manipulojë ndjekësit e tij në lidhj...
Andis Salla MALIQ- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Top&cced...
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast ku një qytetar është detyruar ...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme p...