1 August 2026, 15:39
Nga E.d
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar një rast të cilin ai e konsideron si "skandal", i cili lidhet me industrinë e mbrojtjes dhe blerjen e avionëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se qeveria e Edi Ramës nuk heq dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me paratë publike.
Ai deklaron se Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë ndërkohë që avionët mungojnë. Ish-deputeti thekson se një dokument i EFA Ventures, një nga grupet më të mëdha të industrisë së mbrojtjes, ngrenë pikëpyetje serioze mbi tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e avionëve zjarrfikës.
Salianji nënvizon se kryeministri e ka kthyer Shqipërinë si pronë personale, ku bën qoka miliona euro, ndërkohë që qytetarët vuajnë pasojat. Në fund, ai thotë se Ministria e Mbrojtjes ka detyrimin të bëjë publike çdo dokument të këtij procesi dhe t’u japë shqiptarëve përgjigje të plota, ndërsa i bën thirrje SPAK që të hetojë këtë proces.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:
Qeveria e Edi Ramës nuk heq dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me paratë publike. Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë ndërkohë që avionët mungojnë!
Një dokument i EFA Ventures, një nga grupet më të mëdha të industrisë së mbrojtjes, ngrenë pikëpyetje serioze mbi tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e avionëve zjarrfikës.
EFA Ventures ofroi 3 avionë zjarrfikës Thrush 710P, plotësisht në përputhje me kërkesat dhe brenda buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Oferta u skualifikua pasi u shpall fituese dhe iu dha kompanisë Air Tractor SRL me oferte 2.7 milion euro më shumë! Qytetarët duhet të informohen se pse fitojnë përherë kompanitë me ofertat më të larta? Ku janë sot avionët? A janë të gatshëm për të ndihmuar në situata kritike? Si ka mundësi që çdo kompani fituese e qeverisë Rama ka probleme me ligjin në vendet e tjera të BE?
Rama e trajton Shqipërinë si pronë personale ku bën qoka miliona euroshe ndërkohë që qytetaret vuajnë përditshëm pasojat. Në këtë rast kur cenohet siguria kombëtare dhe rrezikohet mbrojtja efektive e jetës, pronës dhe pyjeve të Shqipërisë duhet transparencë e plotë.
Ministria e Mbrojtjes ka detyrimin të bëjë publike çdo dokument të këtij procesi dhe t’u japë shqiptarëve përgjigje të plota. SPAK duhet të hetojë këtë proces që bie erë afere korruptive./Dosja.al
ervin salianji
Politike
1 August 2026, 15:21
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gazeta e përditshme austriake Die Presse i ka kushtuar një artikull procesit të anëtarësimit të Shqip&...
Politike
1 August 2026, 14:36
I.A
Marjana Koceku
SHKODËR- Deputeti Marjana Koçeku ka njoftuar organizimin e një proteste në Shkodër kundër hapjes së...
Politike
1 August 2026, 14:19
I.A
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se gërmimet në një vend ku j...
Politike
1 August 2026, 13:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK se nuk po vepron ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Be...
Politike
1 August 2026, 13:10
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale ka...
Politike
1 August 2026, 12:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e diaspo...
Politike
1 August 2026, 12:29
I.A
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqip&e...
Politike
1 August 2026, 12:26
I.A
Mbledhja e Keshillit te Rrogozhines
RROGOZHINË- Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër shkrirjes s&e...
Politike
1 August 2026, 12:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vijimin e protestave qytetare, duke deklaruar se ato nuk jan&e...
Politike
1 August 2026, 12:11
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë kundër mënyrës se si është zhv...