5 August 2022, 18:02
Nga F.M
Pamje nga plazhi në Himarë
TIRANË- Në dosjen e Prokurorisë për ngjarjen tragjike të Himarës, ku u vra 7-vjeçarja, Jonida Avdia, është zbardhur edhe dëshmia e Emiliano Zeqirllarit, kushëri e familjar i të miturës. Në dëshmi, Zeqirllari ka rrëfyer se Bledar Avdia bashkë me të bijën Jonida po laheshin në breg të detit dhe në një moment ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh me disa persona në bord.
“Nga deklarimet e shtetasit Emiliano Zeqirllarri (në lidhje familjare me viktimen) Rreth mesditës, shtetasi Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh ne disa persona në bord. Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur të miturën me helikat e motorrëve. Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bertasin “ndalo se e vrave, mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. “Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”,”- thuhet në dosje.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.
Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.
arian tase vdes femija ne himare jonida avdia
Aktualitet
5 August 2022, 17:18
I.A
Festim Meçja
TIRANË- Festim Meçja është 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht mesditën e djesh...
Aktualitet
5 August 2022, 17:30
F.M
Momenti i shpëtimit të turistëve gjermanë
TROPOJË- Dy turistë gjermanë kanë mbetur të bllokuar që nga mbr...
Aktualitet
5 August 2022, 17:18
I.A
Zjarri
MIRDITË- Një vatër zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në Mirditë. Mësohet se nga zjarri deri ...
Aktualitet
5 August 2022, 17:04
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË– Tre persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Sh&eu...
Aktualitet
5 August 2022, 17:00
F.M
Arjan Tase
TIRANË- Zbardhet dosja e vrasjes së 7-vjeçares Jonida Avdia, ngjarje e ndodhur në Himarë më 2 gusht. Në do...
Aktualitet
5 August 2022, 16:47
F.M
Behar Muçobega
SARANDË- Biznesmeni Behar Muçobega, 40-vjecari që kërkohej nga autoritetet që nga 1 qershori ësht&eum...
Aktualitet
5 August 2022, 16:44
F.M
Shefki Kurti
ITALI- Arben Kurti, djali i Shefki Kurtit që u gjet i vrarë dhe i copëtuar ka rrëfyer se i ati ishte larguar nga banesa pa...
Aktualitet
5 August 2022, 16:35
F.M
Pamje nga zjarri në Kardhiq
SARANDË- Një zjarr është aktivizuar në Bajkaj, shumë pranë rrugës Sarandë-Kar...
Aktualitet
5 August 2022, 16:17
F.M
VLORË- 33 mjete lundruese si Jet Ski , gomone, skafe e varka janë bllokuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevo...
Aktualitet
5 August 2022, 15:59
F.M
Foto Ilustruese
POGRADEC- Një 36-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së t...