https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Organizuan lojëra fati në një lokal në Fushë Arrëz, policia sekuestron makineta dhe 140 mijë lekë, arrestohet punonjësi
Sipas informacionit të policisë, në pranga ka rënë punonjësi i biznesit, ndërsa u shpallën në kërkim dy organizatorët
26 March 2026, 10:17Nga D.S
FUSHË ARRËZ- Është zbuluar në Fushë Arrëz, një lokal ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Sipas informacionit të policisë, në pranga ka rënë punonjësi i biznesit, ndërsa u shpallën në kërkim dy organizatorët. Policia bënë me dije se u arrestua 30-vjeçar inicialet P. P., banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit.
NJOFTIMI I POLICISË: "Sekuestrohen 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë. Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionit të Mbështetjes Operacionale Hetimore të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gaminator”.
Gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin e Fushë Arrëzit, u konstatua se në ambientet e një lokali zhvillohej aktiviteti i kundërligjshëm i organizimit të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve procedurale: -u arrestua në flagrancë shtetasi P. P., 30 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit; -u shpallën në kërkim shtetasit I. T., 30 vjeç dhe G. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.", njofton policia./Dosja.al