26 August 2026, 12:47
Nga G.M
Pistoleta e sekuestruar
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, si i dyshuar për transportimin e një arme me qëllim shitjen e saj. Sipas njoftimit të Policisë, operacioni i koduar "Price" goditi një tentativë për të shitur armë zjarri.
26-vjeçari me iniciale N.D, banues në Krujë, ishte duke udhëtuar në drejtim të kryeqytetit me makinë, në momentin që u ndalua nga forcat policore në zonën e quajtur "Kthesa e Kamzës". Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë.
Njëkohësisht, si provë materiale u bë edhe sekuetrimi i makinës dhe celularit të 26-vjeçarit. Operacioni për goditjen e rasteve të tilla vijon nga forcat e shërbimit policor, ndërsa materialet procedurale për veprime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë.
NJOFTIMI:
"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Price”. Goditet një tjetër tentativë për të shitur armë zjarri. Lëvizte nga Kruja në Tiranë, për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohet arma, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari dhe celulari i tij.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që po levizte drejt Tiranës, me armë zjarri, në automjet, finalizuan operacionin e koduar “Price”, gjatë të cilit u arrestua te vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, shtetasi N. D., 26 vjeç, banues në Krujë. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë.
Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policia e shtetit arme zjarri tirane
Aktualitet
26 August 2026, 12:55
I.A
KPGJT
Rreth 60% më shumë regjistrime se një vit më parë, e kanë kthyer Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të...
Aktualitet
26 August 2026, 12:14
G.M
Daniel Serwer
KOSOVA- Profesori dhe eksperti i njohur për zhvillimet politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka komentuar situatën e krijuar n&e...
Aktualitet
26 August 2026, 11:52
G.M
Fotografi e realizuar gjatë një proteste kundër dhunës ndaj grave. Prishtinë, shtator 2022.
KOSOVA- Vrasja e një gruaje 25-vj...
Aktualitet
26 August 2026, 11:16
G.M
Banorët në protestë
KUKËS- Mungesa e ujit vaditës ka ngritur në këmbë ditën e sotme përballë Ba...
Aktualitet
26 August 2026, 11:29
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës, pas konfirmimit t...
Aktualitet
26 August 2026, 11:25
I.A
Univers City po hyn në një fazë të re të zhvillimit, të lidhur jo vetëm me konsolidimin e funksionit rezidencial, por edhe ...
Aktualitet
26 August 2026, 11:10
G.M
Zjarri në banesat
MALËSI E MADHE- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mesnatën e sotme në fs...
Aktualitet
26 August 2026, 10:38
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria. Në nj&eum...
Aktualitet
26 August 2026, 10:21
I.A
Pamjet
FUSHË KRUJË- Dalin pamjet e operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili u mbajt nën vë...
Aktualitet
26 August 2026, 10:13
I.A
Burgu i Fierit
FIER- Një i dënuar në bugrun e Fierit ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Sipas ...