LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti/ Shqipëria më e palumtura në Europë, shkak korrupsioni i lartë dhe “mungesa” e miqve

Shqipëria penalizohet nga korrupsioni, duke u renditur në vendin e 114. Treguesi i dytë me renditjen më negative është mbështetja sociale, në vendin e 111 dhe më pas bujaria, ku renditemi në vendin e 72. Shqipëria renditet më mirë në treguesin e lirisë për të marrë vendime jetësore, e 34-a dhe të ardhurat për frymë në vendin e 65.

20 March 2025, 13:30 Nga B.Z
Raporti/ Shqipëria më e palumtura në Europë, shkak
Foto ilustruese

TIRANË - Shqipëria u rendit në vendin e 89 në Indeksin e Lumturisë për vitin 2025, një publikim i Kombeve të Bashkuara në datën 20 mars, që është Dita e Lumturisë.

Raporti Botëror i Lumturisë 2025, i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ofron një vështrim gjithëpërfshirës mbi nivelin e lumturisë në mbarë botën, duke u bazuar në të dhëna nga mbi 140 vende.

Në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, me këtë të fundit që është shteti më i palumtur i Europës. Shteti më i lumtur në rajon është Kosova, e 29-a në botë, e ndjekur nga Serbia, që renditet në vendin e 31, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 56, Mali i Zi në vendin e 71, Maqedonia e Veriut, në vendin e 86.

– Raporti bazohet në disa tregues kryesorë për të matur lumturinë e një vendi:

– Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë: Masa e të ardhurave mesatare të qytetarëve.

– Mbështetja sociale: Vlerësimi nëse individët kanë dikë tek i cili mund të mbështeten në kohë nevoje.

– Jetëgjatësia e shëndetshme: Vitet mesatare të jetës së shëndetshme që pritet të jetojë një individ.

– Liria për të marrë vendime jetësore: Shkalla në të cilën individët ndihen të lirë për të zgjedhur rrugën e tyre në jetë.

– Bujaria: Prirja e qytetarëve për të dhuruar për bamirësi.

– Perceptimi i korrupsionit: Perceptimi i nivelit të korrupsionit në qeveri dhe biznes.

Shqipëria penalizohet nga korrupsioni, duke u renditur në vendin e 114. Treguesi i dytë me renditjen më negative është mbështetja sociale, në vendin e 111 dhe më pas bujaria, ku renditemi në vendin e 72. Shqipëria renditet më mirë në treguesin e lirisë për të marrë vendime jetësore, e 34-a dhe të ardhurat për frymë në vendin e 65.

Finlanda mbetet vendi më i lumtur në botë për të tetin vit radhazi, ndërsa SHBA ka rënë në vendin e 24-të, duke shënuar renditjen më të ulët deri më tani në Raportin Botëror të Lumturisë 2025.

“Vendet nordike si Finlanda vazhdojnë të përfitojnë nga sisteme të disponueshme universal dhe cilësore të shëndetësisë, arsimit dhe mbështetjes sociale. Gjithashtu, pabarazia në mirëqenie është e ulët,” tha Ilana Ron-Levey, drejtoreshë menaxhuese në Gallup.

Renditja e katër vendeve të para ka mbetur e pandryshuar nga viti 2024:

Ndërkohë, Norvegjia ka mbajtur përsëri vendin e 7-të.

Sipas John Helliwell, përveç sistemeve të forta të mbështetjes sociale, edhe vetë njerëzit luajnë një rol kyç në renditjen e lartë të Finlandës.

“Një shtet i mirëqenies nuk i gjen dhe kthen kuletat e humbura,” tha Helliwell, duke iu referuar një studimi që tregon se vendet nordike janë ndër ato ku kuletat e humbura kthehen më shpesh tek pronarët e tyre. “Këto janë individë që kujdesen për komunitetin ku jetojnë.”

Një tjetër faktor që ndikon në suksesin e Finlandës është ndjenja e unitetit dhe besimit që u forcua gjatë Luftës Dimërore të viteve 1939-40, e njohur edhe si Lufta Sovjeto-Finlandeze.

Amerika Latine hyn në Top 10 për herë të parë

Dy vende të Amerikës Latine hynë për herë të parë në dhjetëshen më të lumtur në botë:

“Të dy vendet kanë rrjete të forta sociale dhe një ndjenjë të fortë besimi tek ekonomia dhe institucionet,” tha Ron-Levey.

Rënia e SHBA në renditjen globale të lumturisë

Pas daljes nga Top 20 për herë të parë vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara tani renditen në vendin e 24-të në Raportin Botëror të Lumturisë 2025.

“Rënia e lumturisë në SHBA në 2024 lidhet pjesërisht me faktin se të rinjtë nën moshën 30 vjeç ndihen më pak të lumtur,” tha Ron-Levey. “Të rinjtë sot raportojnë se ndihen më pak të mbështetur nga miqtë dhe familja, kanë më pak liri për të bërë zgjedhje në jetë dhe janë më pak optimistë për standardin e tyre të jetesës.”

Raporti i vitit të kaluar i kushtoi një vëmendje të veçantë ndryshimeve në lumturinë e grupeve të ndryshme të moshës, duke theksuar një rënie të konsiderueshme të lumturisë tek të rinjtë në shumë vende.

Sfidat e lumturisë në vendet anglishtfolëse

Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend anglishtfolës që përballet me sfida në lumturi. Mbretëria e Bashkuar, e cila renditet në vendin e 23-të, regjistroi vlerësimin më të ulët të jetës që nga viti 2017. Ndërkohë, Kanadaja, e cila ka përjetuar një rënie të lumturisë gjatë dekadës së fundit, arriti të mbetet në Top 20, duke u renditur në vendin e 18-të.

Megjithëse faktorët që ndikojnë në lumturi janë të ndërlikuar, ka një “kurë” të thjeshtë që është në dorën e gjithsecilit, sipas studiuesit John Helliwell.

“Shikoni me më shumë dashamirësi njerëzit me të cilët punoni, jetoni dhe që takoni në rrugë. Ky ndryshim perspektive do të ndikojë në sjelljen tuaj në trafik, në diskutimet politike dhe në çdo aspekt të jetës,” tha ai.

Një mënyrë për të përmirësuar mirëqenien është të flasim më pak dhe të dëgjojmë më shumë, gjë që ndihmon në krijimin e një qëndrimi më pozitiv dhe në forcimin e bashkëpunimit mes njerëzve.

“Negativiteti është helmi i lumturisë,” përfundon Helliwell.

Vendet më pak të lumtura në botë

Në fund të renditjes, Afganistani (vend i 147-të) mbetet përsëri vendi më pak i lumtur në botë. Sierra Leone (146), Libani (145), Malawi (144) dhe Zimbabve (143) përbëjnë pesë vendet e fundit në këtë listë të lumturisë./Monitor

shqiperi raport i

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...