Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Duro sjell edhe krahasimin me bashkitë e tjera të Qarkut Fier, duke thënë se bashkia që propozohet të shkrihet ka performancë funksionale më të mirë se bashkia që propozohet ta përthithë atë.
TIRANA- Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro ka kundërshuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se Patosi nuk është bashki me performancë të dobët.
Ai argumenton se raporti përfundimtar i Komisionit nuk e paraqet Patosin si një bashki që nuk arrin të kryej funksionet e veta, por renditet ndër bashkitë më të mira të Shqipërisë. Duro thekson se Patosi renditet i 10-ti ndër 61 bashkitë e vendit në Indeksin e Funksionalitetit të Bashkive, me 71.7 pikë.
Duro sjell edhe krahasimin me bashkitë e tjera të Qarkut Fier, duke thënë se bashkia që propozohet të shkrihet ka performancë funksionale më të mirë se bashkia që propozohet ta përthithë atë. Në kuadër të kësaj, kryebashkiaku shtron pyetjen: "Cili është dështimi konkret funksional i Bashkisë Patos që kërkon heqjen e statusit të saj, kur Indeksi zyrtar i vet Komisionit e rendit të dhjetën në vend dhe dukshëm mbi Bashkinë Fier me të cilën do të bashkohet?"
Postimi i plotë i kryebashkiakut të Patosit, Duro:
Patosi nuk është bashki me performancë të dobët
Raporti përfundimtar i Komisionit nuk e paraqet Patosin si një bashki që nuk arrin të kryej funksionet e veta. Përkundrazi, në treguesit më të rëndësishëm, Patosi renditet ndër bashkitë më të mira të Shqipërisë.
Patosi është i dhjeti në Shqipëri për funksionalitetin
Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive, IFB, vlerëson elemente të tilla si:
* autonomia fiskale;
* ngurtësia e buxhetit;
* mbulimi i funksioneve;
* eficienca e stafit;
* detyrimet e prapambetura.
Patosi merr 71,7 pikë dhe renditet i dhjeti ndër 61 bashkitë. Raporti e konsideron nivel të lartë çdo rezultat mbi 65 pikë.
Argumenti zyrtar për konsolidimin territorial është:
Bashkitë e vogla nuk kanë kapacitet administrativ dhe financiar të ushtrojnë funksionet.
Por në rastin e Patosit, vetë të dhënat e raportit tregojnë të kundërtën.
Krahasimi brenda Qarkut Fier
Rang vendi Bashkia Popullsia 2023 IFB
10 Patos 18.227 71,7
15 Roskovec 16.332 65,2
16 Lushnjë 63.135 65,0
23 Divjakë 24.882 59
32 Fier 101.963 55,4
40 Mallakastër 15.838 50,4
Të dhënat tregojnë se Patosi ka:
* 16,3 pikë më shumë se Fieri;
* performancë më të lartë se çdo bashki tjetër e qarkut;
* rezultat të lartë edhe në shkallë kombëtare.
Pra, Bashkia që propozohet të shkrihet ka performancë funksionale më të mirë se bashkia që propozohet ta përthithë edhe performancë funksionale më të lartë se të gjitha bashkitë e tjera të Qarkut Fier.
Cili është dështimi konkret funksional i Bashkisë Patos që kërkon heqjen e statusit të saj, kur Indeksi zyrtar i vet Komisionit e rendit të dhjetën në vend dhe dukshëm mbi Bashkinë Fier me të cilën do të bashkohet?/Dosja.al
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pritet të propozojë zgjerimin e modelit të Shqipërisë për qendra...
Max Klymenko dhe Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për Tik-Tokerin e njohur, Max Klyme...
Albin Kurt dhe Lumir Abdixhiku Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka “vullnet dhe gatishmëri&rd...
Juliana Memaj DIMAL- Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka dalë kundër reformës së re territoriale të propozuar ...
Ervin Salianji TIRANA- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar një rast të cilin ai e konsideron si "skandal", i cili lidhet me&n...
Foto ilustruse TIRANA- Gazeta e përditshme austriake Die Presse i ka kushtuar një artikull procesit të anëtarësimit të Shqip&...
Marjana Koceku SHKODËR- Deputeti Marjana Koçeku ka njoftuar organizimin e një proteste në Shkodër kundër hapjes së...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se gërmimet në një vend ku j...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK se nuk po vepron ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Be...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale ka...